Polemika: “Përse jo Vlora?”

Dita

Norman Atlantic nuk është i lehtë për t’u qetësuar. I rrethuar nga tetë anije dhe dy motovedeta, njëra e kapitenerisë së portit italian dhe një tjetër e kapitenerisë shqiptare, mbikëqyrur nga lartë prej dy avionëve dhe 9 helikopterëve, nën vështrimin nga një milje distancë të anijes San Giorgio, në orën 21.30 ka vazhduar të “endet” 13 milje larg brigjeve të Shqipërisë. 17 or pas flakëve të para, pas asaj sirene që lajmëroi 422 pasagjerët në orën 4.30 të mëngjesit, trageti i nisur nga Patra drejt Ankonës ka vazhduar të qëndrojë nën mëshirën e dallgëve. Poshtë në ujë, në një det tetë ballësh dhe një erë 40 nyje, gjithë ditën kanë vazhduar oepracionet e shpëtimit, me përpjekjet për të kapur me kavo anijen, për ta stabilizuar, dhe për t’i ndalur lëkundjet e vazhdueshme.
Eshtë kjo fotografia e një prej “operacioneve të shpëtimit më kompleksë të viteve të fundit”, si e ka quajtur qeveria greke, i cili ka nisur zyrtarisht në 4.47 të mëngjesit të djeshëm me një mesazh për qendrën e koordinimit të kërkimeve detare në Romë dhe përfunduar vetëm agimin e sotën me një polemikë mbi tërheqjen e Norman, që autoritetet greke do të kishin preferuar të shkonte në Vlorë dhe jo në Brindizi. Një mendim që e ndan edhe kreu i qytetit puljez, Mimmo Consales. “Nëse prioriteti është shpëtimi i pasagjerëve, përse të mos tërhiqet Norman në Shqipëri? Ata që ndodhen në anije rrezikojnë hipoterminë. Pikërisht, sepse natën vonë transporti drejt anijeve të shpëtimit ndalet. Shumë errësirë, shumë tym, shumë erë dhe shumë shi. Kështu që 200 pasagjerët që ndodhen nën kullën 9 të tragetit nuk munden të lëvizin. Destinacioni i tyre është ai i anijes që duhet të mbërrijë në Brindizi vetëm sot në mëngjes. Gjithmonë nëse nuk ndërrojnë kurs, sipas kushteve të motit.
Në orën 23 të natës së mbrëmshme, fatet e 422 pasagjerëve dhe 56 pjesëtarëve të ekuipazhit janë ndarë: në atë orë, 200 kishin mundur të larogeshin nga Norman, për t’u transportuar në një anije më të qëndrueshme, Spirit of Pireus apo Mn Aby Jeannet, të gatshme për të shkuar në Brindizi. Të tjerët kanë qëndruar për të pritur për orë të tëra rastin e duhur, që vonon të vijë. E të mendosh që vetëm një orë më herët, rimorkiatori Asmara kishte mundur të kapte Normanin me një kavo celiku dhe një najloni. Një orë më herët, një tjetër litar kish mbajtur vetëm një orë, por ishte shkrirë prej nxehtësisë së flakëve.
“Problemi është – ka sqaruar kapiteni – se duhet të shkojë dikush në pjesën e përparme dhe të lëshojë në ujë një copë kavo”. Dhe për të mbërritur në pjesën e përparme duhet që të transportohet nga një helikopter, nga pjesa tjetër e Normanit, sepse në mes ka tym dhe flakë. “Ishte e pamundur të bëhej më herët”, siguron komandanti Giannuzzi. Faji i detit dhe faji i erës që dje në kanalin e Otrantos ishte shumë e fortë, deri 100 km në orë. E thotë edhe ish gjenerali i aeronautikës Vincenzo Camporini: “Ka një numër institucionesh që duhet të koordinohen mes tyre dhe kjo i ndërlikon gjërat”. /la repubblica/

Share This Article
3 Comments
  • me kete rast ,mu duk se kapricio italiane ,ia kalon budallikut ,per mos ankorimin e anijes se rrezikuar ne portin e Vlores ! po te ishte vepruar me sakrifica qe ne fillim , nuk do te kishte pasoja as njerezore dhe as materiale !

  • Jam i çuditur se perse behet kjo pyetje. Dihet nga te gjithe detaret e Mesdheut se çfare perparesish ka ne krahasim me portet e tjere ne Adriatik gjiri i Vlores dhe porti i tij. Per rastin ne fjale ishte me i pershtatshmi, por operacioni drejtohej nga ITALIA, e cila ne fund te operacionit do te paraqese faturen perpara shoqerise pronare e tragetit, agjensise qe e kishte marre me qira, Komandes se NATO-s, shoqerise siguruese, si dhe jane nje numer i pafund shkeljesh te organizmave shteterore dhe jo shteteror qe kane lejuar daljen ne lundrim te ketij mjeti ne kundershtim te hapur me te gjitha rregullat e sigurise dhe te kontrollit teknik per mejtet lundruese. Ku ka me mire se ta dergosh ne nje port italian, ku prokuroria italiane do te kontrolloje shkeljet e operatoreve italiane. Mos beni pyetje retorike kur kane vdekur njerez per shkak te shkeljeve te siperpermendura. Mos harroni rastin e Costa Concordia, ku gjyqi i kapitenit italian qe braktisi anijen, nuk i ka mbaruar ende gjyqi.

  • Eshte nje turp .Mos paci fate te tille .Kriza financjare e vendeve Evropjane pjelle deshtime te tilla per shpetim jetesh njerzore .Ju drejtohem shqiptarve qe te mendohen mire kur zgjedhin te udhetojne me keto kalbesira qe ende jane ne sherbim me lejen e autoritetetve shteterore.
    Ministria e Transportit Sqiptare te vrasi mendjen dhe tu imponoje kompanive, qe veprojne ne Shqiperi per transport udhetaresh, zbatimin e te gjithave rregullave per imbarkim dhe transport pasagjeresh Kontrallet kufizohen vetem tek pasaporta duke lene shume elemente te tjere te sigurise jashte kontrollit . Hidhen dyshime se tek Norman Atlantik ka venje zjarri ne hangarin e automjeteve . Mungese e kontrolleve si para hyrjes dhe gjate lundrimit . Ne hangaret nuk ka te drejte te hyje asnje me perjashtim te personelit te sherbimit qe mbane pergjegjsi per sigurine jo vetem te mjeteve por dhe ne raste te renjes se zjarrit apo demtimeve ne te .
    Disa nga Tragetet qe sot bejne transportin nga portet tona ne drejtim te Italise jane shume te amortizuar dhe me paisje shpetimi te kohes se qepes .Rastesia na ka shpetuar deri tani nga nje ngjarje si kjo e Norman Atlantik.Jane tragete mbi 50 vjete ndertimi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *