Grabitet një pikë e transferimit të parave në Lushnjë

Dita

Në qendër të qytetit të Lushnjës është grabitur me armë një pikë e transferimit të. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.45 minuta në zonën më të populluar të qytetit nga bizneset.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në pikë dhe kanë kërcënuar punonjësin, duke i kërkuar valutën që dispononte në arkë, rreth 1000 euro.

Policia ka sekuestruar kamerat e dyqaneve përreth dhe të vetë pikës dhe ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *