Papa Françesku në Twitter: Shumë njerëz vuajnë

Dita

Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përshëndetur ndjekësit e tij, duke u kujtuar vuajtjen e miliona njerëzve të pafajshëm. Në një mesazh në Twitter, Papa kërkon paqen e Zotit për të gjithë botën për 2015-ën.

“Sa njerëz të pafajshëm e sa fëmijë vuajnë në botë!”, shkruan Ati i Shenjtë në Twitter në Ditën Botërore të Paqes, që përkujtohet nga Kisha më 1 janar të çdo viti.

“Zot na dhuro paqen tënde”, është thirrja e Papa Françeskut në ditën e parë të vitit të ri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *