Një dokument pjesë e shkëmbimeve zyrtare midis Uashingtonit dhe Tiranës, një memo konfidenciale, por jo sekrete, iu adresua Shqipërisë pak ditë më parë.
Dokumenti, të cilën ambasada amerikane në Tiranë dhe Ministria e Jashtme refuzuan ta komentojnë, u la mbi tryezën e ministrit të Jashtëm, në datën 28 janar dhe u arrit të sigurohej pas një investigimi disa-ditor duke u transmetuar ekskluzivisht në “Top-Story”, emisionin e përjavshëm politik të drejtuar nga Sokol Balla. Dokumenti në fjalë, i cili mban disa pjesë të censuruara, në lidhje me zhvillime delikate në vende të tjera të rajonit, është prova
më e qartë e shqetësimit amerikan për retorikën nacionaliste dhe spostimin e vëmendjes nga problemet kryesore të vendit. Shqetesimi për retorikat e nacionalizmit nga Uashingtoni duket se lidhen jo vetëm me këto deklarata, të cilat edhe Departamenti i Shtetit i vlerëson si kryesisht me qëllime elektorale, por me pasojat dramatike që mund të sjellin rrjedhoja dhe të cenojnë stabilitetin në rajon. Ky paralajmërim i DASH vjen pasi kryeministri Berisha rriti tonet nacionaliste duke premtuar dhënie shtetësie për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë.
Më poshtë teksti i Memos që DASH i dorëzoi Ministrisë së Jashtme Shqiptare (teksti përmban vetëm pjesët konfidenciale)
“Ne jemi tejet të zhgënjyer dhe të shqetësuar se liderët shqiptarë po i largohen rolit tradicional konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon.
Deklaratat e fundit publike të bëra nga politikanët shqiptarë kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjëshme, në atë të retorikës kundërproduktive dhe potencialisht të rrezikshme. Këto deklarata jo vetëm nxisin sjellje gjaknxehta dhe tërheqin vëmendjen nga përparësitë e vërteta të rajonit, por gjithashtu potencialisht nxisin dhunën, gërryejnë paqen dhe stabilitetin dhe ndikojnë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara…duke përdorur mesazhe negative etnike për qëllime politike, është destabilizuese dhe kundërprodhuese.
Përdorimi i mesazheve etnike negative për qëllime politike duhet të ndalojë tani! Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë justifikim për retorikë të papërgjegjshme.
Ne i bëjmë thirrje politikanëve shqiptarë dhe liderëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos futen në punët e brendshme të Serbisë. Përkundrazi, fokusohuni në përparësitë e popullit shqiptar në Shqipëri: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrimi me Bashkimin Europian, mundësi të përmirësuara ekonomike etj.
Shqipëria mund dhe duhet të jetë një fqinj i përgjegjshëm dhe bashkëpunues, por politikanët e saj duhet fillimisht t’i rrinë larg tentacionit për të luajtur kartën nacionaliste. Nuk po beni një përshtypje të mirë, ndërsa përgatitemi për ardhjen në krye të Departamentit të Sekretarit të ri të Shtetit.
Mos na bëni t’ju dënojmë publikisht!”, përfundon memo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jo ne pak raste Berisha ka provokuar SHBA. Tashme, edhe ambasadori Arvizu, njesoj si i mepareshmi, eshte ngopur me te ashtu si pararendesi i tij.
Nuk po them te krijojme maredhenie ndervartesie me USA (Ndonese ne kete bote te gjithe jemi te ndervarur ne nje menyre ose ne nje tjeter). Sidoqofte duhet vleresuar sic duhet partneriteti dhe gjerat te vihen me mire ne balance.
Ceshtja kombetare nuk eshte prone private e ndonje politikani por e te gjitheve. Ajo nuk luhet nga pozitat e forces dhe sloganeve (mjafton retorika serbe per ta kuptuar kete).
Te gjithe jemi te ndjeshem ndaj ketyre tematikave por inteligjenca duhet te shkoje pertej pasionit apo interesave te momentit.
Ndersa politika kombetare nuk luhet vetem. Askush nuk mund ta beje kete perfshire SHBA-ne. Prandaj krijohen aleancat, partneritetet etj… Te luash me to dhe te sabotosh cfare kemi arritur deri tani do te thote ta tradhetosh ceshtjen kombetare me terma nacionaliste.
Sali! Mjaft me! Ka ardhur tjeter kohe dhe te tjere njerez. Ti, Rama dhe Tosi i perkisni te shkuares.