Xhokonda Holandeze, pra “Vajza me vathin prej perle”, pikturuar nga Vermeer më 1665-67 është ekspozita më e vizituar në Itali për vitin 2014, me mbi 340.000 spektatorë, sipas të përditshmes italiane La Repubblica (28 dhjetor 2014).
Ndihem e lumtur që puna e kuratorit Marco Goldin, për të cilin unë bashkëpunoj prej vitesh, arriti këtë sukses të jashtëzakonshëm. Xhokonda Holandeze e Vermeer u ekspozua në Bolonja të Italisë nga 8 shkurt deri më 25 Maj 2014. Ishte një ekspozitë që u fliste vizittorëve për periudhën më të ndritur të pikturës holandeze, e njohur si Golden Age. Mund të admiroje pikturat e mrekullueshme të pejsazhit të Van Ruisdael apo të Jan Both; portretet e Frans Hals dhe mbi të gjitha tre piktura, të realizuara nga i madhi Rembrandt; dy portrete dhe një pikturë me temë religjoze, Canto di Lode di Simeone, 1631 (Kënga e Lavdërimit e Simeonit). Mund të shihje aty edhe Natyrën e Fjetur të Fabritius, Kardelinin më 1654, apo Pieter Claesz me tryezat e mbushura me orendi që duken si të gjalla.
Nuk mbaj mend një dyndje të atillë njerëzish nga Europa, të vinin në Bologna për të vizituar ekspozitën tonë; Pallati nobil i Families Fava, që i përket shekullit të XVII, ishte gjithmonë plot nga ora 9 e mëngjesit deri më 21 të darkës, dhe të shtunë e të diel deri më orën 24.00.
Folën gjatë revistat, lajmet, gazetat për këtë ekspozitë, por mbi të gjitha (ekspozita përfundonte tek salla e madhe e thërritur “Sala degli Carracci”) folën për Vajzën e Vermeer, e cila siç do komentoj tani për publikun e gazetës Dita, nuk ekziston; dua të them që përpara piktorit Vermeer nuk ka qëndruar shërbëtorja e tij, me shumë mundësi njëra nga vajzat e tij, por nuk kemi ende asnjë dokument që ta qartësojë këtë hipotezë.
Filmi dhe Romani e kanë bërë të njohur tek publiku si një ngjarje të vërtetë, që ka ndodhur me piktorin Vermeer, kështu që kurioziteti për pikturën është shtuar. Por historia e kësaj Vajze në pikturën, tashmë të njohur në gjithë botën, me emrin që blerësi i saj Arnoldus Andries des Tombe – (Tombe e bleu për 2 fiorinë, për 2 euro mund të themi) – mbetet misterioze.
Për mua, si studiuese arti çdo ekspozitë është e bukur, por kjo ekspozitë do të mbahet mënd sepse Vajza me vathin prej perle, për herë të parë erdhi në Itali, falë punës së Dr.Goldin dhe stafit të tij.
Në vendin e dytë dhe të tretë në mesin e ekspozitave të vitit tani janë Frida Kahlo në Romë dhe Gustav Klimt në Milano. “Frida Kahlo”, nga 20 marsi – 31 gusht e ekspozuar në Quirinale në Romë, ka pasur 332.000 shikues dhe”Klimt – Origjina e një miti”, organizuar nga 12 mars – 13 korrik në Palazzo Reale në Milano, ka patur 250 632 vizitorë.
Në Milano vizitova edhe dy ekspozita të tjera: Van Gogh dhe Chagall; edhe këtu numri i vizitatorve po i afrohet 300.000 mijshit. Në vendin e katërt me 228.000 vizitorëve është Bienalja në Venecia; vendi i pesti është përsëri një ekspozitë në Milano, “Ëarhol” nga Koleksionet e Peter Brant, që tërhoqi 225,000 njerëz në Pallatin Mbretëror. Edhe Muzeu i San Domenico di Forlì ku unë punoj rregullisht, me ekspozitën “Një stil për Italinë moderne”, që u mbajtë nga 1 shkurt-15 qershor , joshi mbi 130,000 vizitorë.
Arti kërkon pasion dhe jo rekomandime e njerëz të pa-aftë, përndryshe ekspozitat vdesin. T’i mësosh vizitorit ekspozitën në pak kohë, kërkon përgatitje serioze dhe përvojë. Vetëm me kulturën dhe diapazonin e madh të organizuesve, kuratorëve, studiuesve, etj përcillen mesazhet në popull. Këtu në Itali këto gjëra i dinë fort mirë, sepse Artin e kanë në embrion: vizitorët jo vetëm nuk mungojnë por shtohen çdo vit. Edhe në Shqipëri, administratorët e pushtetit, sidomos ata lokalë, duhet të mësojnë së paku që arti nuk është monopol i pakicës, i përket popullit. Por për të shkuar tek ai kërkon pasione dhe aftësi!
Gëzuar 2015!
******************
Në foto: Autorja, Dr. Kesiana Lekbello ndërsa komenton për Rai 1, përpara pikturës së Vajzës së Vermeer. Ajo është një nga organizatoret e ekspozitës që renditet e para për nga numri i vizitorëve për vitin 2014 në Itali.

Znj. Lekbello pse nuk sjell ndonje ekspozite ketu tek ne. Mendoje kete pune edhe per Vendin tend. Suksese!!!
Per Vangjush Dakon e ke fjalen ktej nga fundi? 🙂
Gjushit i vjen verdalle Prokuroria me pergjimet, nuk ka ngene e artit keto kohe
Bravo znj. Lekbello? E kini prezantuar mjeshtërisht këtë fluks të lartë drejt artit në Itali por fatkeqësisht jeta jonë kulturore ende nuk e ka forcën dhe mbështetjen për çeljen e galerive të tilla? E mira është t’i organizojmë por s’kemi këllqe!? Mbi të gjitha më duket se s’kemi njerëzit e duhur që t’ju punojë fantazia në këtë drejtim? Jemi akoma në fazën e “bunk-artit” dhe jo në një fazë ku e bukura të bëhet pjesë e jetës sonë? Madje më duket se mungon kujdesi dhe vëmendja ndaj piktorëve tanë të talentuar duke filluar nga Idromenoja e deri në ditët tona? Rrallëherë shohim e ndjejmë organizimin e ndonjë eventi për ta? Ekspozitat kêtu rrinë të hapura ndonjë javë dhe mbyllen? Publiciteti për to është shumë i dobët!? Organizimi akoma më i dobët!? Pasioni disa herë më i dobët!? Nejse,kujdes Lekbello,-ju ndjekim në të gjitha shkrimet sidomos në ato që evidentojnë disa të vërteta për shtrëmbërimet historike që bëhen këtu etj ? Nderime!
Ketu dollare per veprat e artit dhe monumentet e kultures nuk ka.Dollare per tallava ka me bollek, sa nje mizeri me prostituta kane braktisur semaforet e Italise dhe jane bere kengetare tallavaje.Ciljetes,qeveri e PD me fature i dha 2 miljon euro per nje koncert,sa per te paguar gjithe rojtaret e monumenteve per shekullin ne vazhdim.Me mire mos ndertoni shkolla e mos lyeni pallate,por ruani ato kishat e Onufrit,qe i shkaterruan leckamanet,se ato vlejne me shume se shkollat.I bete gjithe fshataret me shkolle,po vjedhin kishat dhe po germojne varret,kur ishin pa shkolle nuk benin te tilla gjera te padegjuara
Urime per artikullin zonja Lekbello. Quhem Gerti e jam nga Shkodra, banoj ne Firenze prej shume vitesh.Puna ime ja te beje me traspotin e mintimin e veprave te artit ne mbare Italine. Kam pasur fatin te punoj shpesh me kuratorin e famshem Marco Goldin edhe ne rastin e “Vajzes me vathin prej perle”. Eshte vertet nje profesionist i madh e nje njeri me vlera.. Nuk eshte rast qe ekspozitat e tija jane ne vendet e para pothuajse perhere..Ekspozita e tij e fundit e hapur ne dhjetor eshte “Tutankhamon Caravaggio Van Gogh” e qe ne javet e para eshte ne krye te listes nder panairet me te ndjekur ne Itali..I bej thirrje atdhetarve te mij po ju dha rasti ta shikojn ne Vicenza.. Shpresoj qe nje dite ky kurator i suksesshem te hape nje ekspozite edhe ne Tirane..