Muadh Kassasbe, piloti jordanez që u kap nga xhihadistët e ISIS më 24 dhjetor në veri të Sirisë është ekzekutuar. Lajmin e jep televizoni satelitor siriano-iranian “Al Mayadin” që citon burime lokale. Për momentin nuk ka konfirmime të tjera. “E di çfarë do të bëhet me ty?” “Po do të më, vrasin” ishin këto fjalët dramatike të pilotit të pak ditëve më parë në një “intervistë” për revistën e xhihadistëve “Dabiq”. Avioni që drejtohej nga Muadh Kassasbe bënte pjesë në misionin e disa avionëve jordanzë që kishin si synim goditjen e bazave të ISIS në rajonin e Raqqa.
