Fituesja e festivalit të 53-të në RTSH, Elhaida Dani, është fotografuar me italianin 34-vjeçar Francesco Maria Longo, i cili rezulton të jetë i fejuari i saj.
Fejesën çifti e ka realizuar në datën 27 dhjetor, pak ditë nga ndërrimi i viteve si dhe gjatë konkurrimit të Elhaidës në festivalin e fundvitit.
Elhaida është duke u përgatitur për përfaqësimin e saj në Eurovizion në Vjenë të Austrisë.
