Turqia autorizon ndërtimin e një kishe, e para që prej vitit 1923

Dita

Qeveria islamo-konservatore turke autorizoi ndërtimin në Stamboll të një kishe për minoritetin sirian, e para që prej krijimit të Republikës turke në vitin 1923, bënë të ditur sot burime qeveritare.

“Kjo do të jetë kisha e parë që prej krijimit të Republikës. Kishat janë restauruar dhe janë rihapur për publikun, por asnjë kishë e re nuk është ndërtuar”, theksoi zyrtari nën kushtet e anonimatit.

Të krishterët janë ultra-minoritarë dhe shpeshherë viktima të sulmeve në Turqi, vend laik me 99 për qind myslimanë, ku regjimi është akuzuar nga kundërshtarët për devijime islamike.

Qeveria e Ankarasë, që shpreson të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, synon zgjerimin e të drejtave të minoriteteve fetare duke restauruar kishat, manastiret dhe sinagogat.

”Kisha do të ndërtohet në lagjen Yesilkoy, pranë detit Marmara, në një tokë të dhënë nga Bashkia”, theksoi zyrtari. Ndërtimi i saj, që do të nisë në muajt e ardhshëm, do të financohet nga një fondacion që mbron të drejtat e sirianëve (ortodoks dhe katolikë) që jetojnë në pjesën më të madhe në juglindje të Turqisë dhe numri i të cilëve është rreth 20 000 persona.

Në Yesilkoy, që ndodhet në pjesën evropiane të Stambollit dhe kryesisht i njohur nga evropianët me emrin Shën Stefan, ndodhen tashmë tre kisha.

Papa Françesku zhvilloi një vizitë në Turqi në fund të muajit nëntor gjatë të cilët ai shfaqi shqetësim për situatën e të krishterëve në Lindje, të kërcënuar nga xhihadistët në Irak dhe në Siri.

Share This Article
12 Comments
  • Shume mire!
    Ky eshte nje hap perpara ne qeverisjen e Erdoanit!
    Ne Sulltan Ahmet ka nje kishe qe quhet AYA SOFIA!(Stamboll),ndodhet te rruga e tramvajit.
    Kjo kishe vizitohet nga shume turiste!
    Uroj qe te gjithe besimtaret te jene tolerante dhe te kuptojne se tek e fundit ZOTI eshte NJE pavaresisht perfaqesuesve te tij qe ka cdo fe!
    Uroj qe edhe myslimanet te festojne Vitin e Ri i cili nuk eshte feste e krishtere apo ortodokse por thjesht nderrimi i viteve!

    • Saktë.Nderrim i motmoteve, dhe si të tillë edhe festohet,por çar tju bëhet çiftit te Mark Uk & Co që gjithçka përvetësojnë me ngjyrime fetare,kur e dijmë se janë festa pagane.Bredhi është përdorur para se lindje krishterizmi,shenGjergji festohej si fillim i veres,sh.Mitri si mbarim i veres dhe fillim i dimrit,por këta trimat gjithçka e fusin nën ombrellen e tyre,sikur bota egziston vetëm 2015 vite.Pffff Por injorantët mos i pyet se tregojnë vetë se kush janë.Mereni me mend vizatojnë shenjetor si u teket dhe i drejtohen karikaturës se tyre sikur vertet janë ato të vërtete,e gjithashtu bustave të bërë nga dora e njeriut që meren me art.

    • @Erseara

      Ajo që ndodhet tek Sheshi Shën-Sofia, në Sultan Ahmet Pushtuesi dhe që ti e quan kishë, ka qenë Kisha e Shën Sofisë (ose Kisha e Urtësisë së Shenjtë e Perëndisë) dhe ka shërbyer si Katedrale e Kishës Ortodokse të Lindjes e si seli e Patriarkut (të mos e ngatërrojmë me kishat ortodokse orientale, si armene, siriane, etiopiane, etj.), qysh nga ndërtimi i saj në shek. VI e deri në vitin 1453 (me përjashtim të periudhës 1204-1261, pikërisht koha që kryqtarët e kthyen në një katedrale katolike), kur, pas pushtimit të Kostandinopojës nga osmanët e sulltan Mehmetit II, u kthye në xhami dhe si e tillë ka funksionuar deri më 1931. Në këtë vit u mbyll për publikun, për t’u rihapur në vitin 1935, por këtë herë si muze.
      Vërtetë që ai objekt madhështor vizitohet nga shumë turistë (gati 3,3 milion çdo vit), por vizitohet si muzeu i dytë i më i vizituar i Republikës së Turqisë dhe jo si kishë.
      Duke thënë si kishë, ti i jep vizitave karakter fetar, çka s’është e vërtetë për të gjithë. Ti mund ta kesh vizituar si kishë, ndërsa unë që jam ateist e kam vizituar me shumë qejf, por si një muze…
      Gjithsesi, bashkohem me mesazhin tënd të paqësimit për të gjithë besimtarët. Për një gjë të tillë kemi nevojë shumë, veçanërisht sot kur lexon komente të çarturish, si ky sipër tëndit, që është i mbushur plot me ulërima primitive të lëshuara nga “ujku i egër” i quajtur Mark.

  • Ersaersa ; nje zot kemi po pse shkruan AYA SOFIA e ke te veshtire ta shkruash SOFIA E SHENJTE ne kemi gjuhen tone pse duhet me perdor fjale greke ??????????? ti ersaersa udhezon mire po vepron keq,,,,,!!!!!!!!!!

  • SANTA CLAUS Nuk eshte emer nga paganizmi po eshte Sh Nikolla ne shqip.Ka jetuar 350 vjet mbas Krishtit o Skorpion.Vertet bredhi eshte qekur Zoti krijoj cdo gje.Posi pem e krishtlindjes se pari e zgjodhi Nikolla qe do thot dhuratat.Nuk e di se c lidhje ka me cfar kam shkruar une, me cfar arsye me je drejtuar.Une kam per turqit ato fjal,ju per cfar ju djek.Ne se do tu dalesh ne mbrojtje eshte e drejta jote.Mund te shkosh se vertet ben gjen ma te mire.

    • Komento shkrimin a lajmin e mos derdh urrejtje,pra pajtohesh o nuk pajtohesh me ndertimin e asaj kishe,e jo tani rrace e tille e ketille.Pra urrejtjet personale i mban per vehte e jo per komente kinse.Mendoj se je pak mbytur me fobi te caktuar fetare,jo ne ket rast aq sa ne shume tjera komente tregon nje urrejtje pa nevoje.Urrejtja eshte dobesi kulturore,intelektuale,humanistike dhe me ne fund personale por largoe nga vehtja se ste ben mire.Ne bote ka njerez te mire dhe te keqije,intelegjente e idiote,por mos u kruaj ne mase por nese e ben ber me emer e mbiemer.Pra jo komunitete te tera.Andaj te ceka ne koment se me duket ke urrejtjen e pajustifikuar,dhe me aq te mbaron ,,komenti,, pra me nje sharje banale.

    • @Mark uk

      O ujku i egër Mark, që je besimtar, por që nuk di se ç’beson!
      Bredhin nuk e ka zgjedhur Shën Kolli si pemë të krishtlindjes “që do te thot dhuratat, – sipas shqipes tënde” (sikur ta mësosh pak shqipen, aq saç ke urrejtjen për shqiptarë myslimanë dhe myslimanët në përgjithësi, nuk do bësh keq), pasi vetë fakti që shpirtmadhi Shën Koll ka lindur dhe meshuar në shekullin IV, në ish-qytetin Mira të provincës Likia, në Bizant, (sot qyteti Demre në Provincën e Antaljas, i cili është kthyer një vend pelegrinazhi për të krishterët), edhe një njeriu jo shumë të ditur duhet t’i japë të kuptojë se nuk mund të jetë ai përzgjedhësi i pemës, pasi duke qenë se bredhi është pemë e vendeve të ftohta malore dhe e vendeve të ftohta nordike, nuk kishte sesi ta zgjidhte një prift bamirës që jetonte në breg të Mesdheut të ngrohtë.
      Legjenda thotë se në shek. e 7-të një murg nga Kreditoni, në Devonshajër, Angli, shkoi në Gjermani që t’u mësonte fjalën e Zotit. Po kjo legjendë thotë se ai përdori formën trekëndore të pemës së bredhit për të përshkruar Trininë e Shenjtë. Që nga ajo kohë, njerëzit e konvertuar në krishterim filluan të adhuronin bredhin, pasi më parë kishin adhuruar pemën e lisit. Duke nisur nga shek. i 12-të, në kohë kërshëndellash (ose “k’shnellash” siç i thua ti), në Evropën Qendrore bredhi varej në tavan me kokë poshtë, si një simbol i krishterimit. I pari bredh i dekoruar ka qenë në Riga të Letonisë, në vitin 1510. Madje, thuhet se në fillim të shek. të 16-të Martin Luteri (shpresoj ta dish se kush është) dekoroi me qiri (me “qira”, siç i thua ti) një pemë të vogël krishtlindje, për t’u treguar fëmijëve të tij sesi yjet shkëlqenin në natën e errët.
      Për më tepër, figura moderne Santa Klausit është derivat i figurës holandeze të Sinterklaas, emri i të cilit është shqiptimi holandisht i emrit Saint Nikolas.
      Kur nuk ta zbusin urrejtjen primitive as kërshëndellat, pasi besimtarët katolikë kjo festë i bën të gjithë më njerëzorë dhe më të dashur, do të thotë se ti Mark je nga ndonjë lukuni ujqish që zor se mund të bësh pjesë edhe në kopshtet zoologjike.
      I shkreti ti, je aq i verbër sa çdo gjë e komenton nën këndvështrimin tënd idiot prej besimtari të marrë. Bën mirë të mos merresh e të mos shkruash i nxitur nga feja që adhuron, sepse një qenie si ty i vë një kryq të madh asaj, përderisa ti je pjesë e asaj bashkësie.

  • Cfare hipokrizi dhe shemtim nga keta halldupe.
    Kane shkateruar me mijra kisha ne Turqi dhe ne Europe dhe tani po lejojne ndertimin e nje kasolle.

  • Vertet urrejtja nuk ashte e mire.Po duke ditur se cfar te kqijash i ka bere vendit ton tash 600 vjete, ndoshta jam nxituar vetem se nuk mund te ndyshoj te kqijat qe i ka bere kti populli.Vertet perandori te ndryshme kan pasur sunduar ne shume vende.Po ata kan siedhur kultur ne ato vende.Ne Angli sunduan romaket po sot anglezet thon ata na prune zhvillimin.Kurse kudo qe hordhit turke sunduan prune vetem te zeza e sidomos ne Shqiperi qe kjo e keqe eshte mbas 600 vjetesh.Nga te kqijat e turkut Europa na ndau ne 5 shete,do bashkohena kur te jemi si europianet.Vertet me erdhi mire qe lejuan hapjen e nje kishe,nuk mund te lahen qindra kisha qe i bene xhamija ne Shqiperi qe edhe sot mund te ket konflikte sic ishte rasti i kishes se kalas Shkoder ne fund te vitit qe kaloj.Prandaj SKORPION une i qendoj asaj fjales se vjeter :Turk te mire e .ute te mire nuk ka.Ose fjalve te Fishtes se me turk e shkja bese nukk ka.

    • @Mark uk

      O uku Mark, asnjë i huaj nuk është i mirë, pavarësisht nga besimi, por të ndash shqiptarët në katolikë të mirë e mysliman të këqij bën dëm edhe më të madh se shumë pushtues. Urrejtjen tënde primitive dhe formimin tënd prej maloku të pagdhendur mos e përqas me Fishtën hyjnor. Jo Mark! Mos guxo ta ngatërrosh Fishtën me fëlliqësitë që shkruan! Ti njësoj shprehesh për të gjithë myslimanët, ndonëse ata nuk kanë asnjë ndryshim nga ty, nga unë, nga të gjithë njerëzit. Ti madje, si të ishe një këlysh shkau, gjithmonë shqiptarët myslimanë i etiketon si “turq”. Nuk është ajo gjuha, që ti e vë në gojën e Fishtës. Nuk është ajo gjuha e tij.
      Kur dhe ku e ka thënë Fishta “Me turk e shkja besë nuk ka”, o Mark .uti?

      Lexo mor analfabet se ç’shkruan Fishta tek poezia “PREJA”, nga “Mrizi i Zanave”

      “…
      Zuni Osja atëher me u thanë,
      Diku shkrue veç nuk ka kanë
      Njani tjetrin dekë me e lanë…
      Pra, ti cubi i Malit t’Zi,
      Prehi kambët e dredho n’shpi,
      E thuej nanës e nuses s’re
      (Për n’i pac ti kund n’at dhe),
      Se për s’dytit sod ke le.
      Jem’ tue t’falë, po, n’kët ditë t’sodit
      Pse, me giasë, qi kenke rodit.
      Por kët fjalë shokve m’u a thuaj:
      T’mos u rrejë njaj Cari i juej
      Se sundon mbi ne kurr Nika,
      Për pa mbete Shqypnija m’çika.
      Ndoshta t’dam na jem’ ndër veti;
      Por ku ne t’na lypë Mbreti,
      Por ku shkjau t’na ngasë n’vend t’ t’Parve,
      Për kët besë, fara e Shqyptarve
      Turk e i kshtenë, – merr vesht, or djalë-
      Kan me u gjetun krejt me ‘i fjalë…
      Kshtu tha Osja. Atbotë Jovani
      Nja as dy ma nuk i a bani,
      Por, si i a lidhen varret e shtatit,
      Rroku pushkën e u nis shpatit:
      …”
      Ai vërtet i quan shqiptarët myslimanët turq, sepse në atë kohë sapo ishim shkëputur nga Turqia dhe ishte koncepti disa shekullor i Sistemit Milet, por assesi konotacioni i fjalëve të tij nuk është ai i yti. Ta dinte Fishta i shkretë se në vitin 2015 një ithtarë shqiptar i kishës do shprehej kështu për shqiptarët e një feje tjetër, nuk e di se ç’do kish bërë…

      Duke e mbyllur, po të vë lidhjen se ku mund të lexosh fjalën e Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Kur vjen puna tek Shqipëria e shqiptaria, Fishta nuk i kursen shpotitë as kundër vendeve të kshtena që i përkasin fesë së tij (edhe fesë tënde) dhe jo vetëm kundër shkieve, për të mbrojtur shqiptarët pa dallim feje.

      http://sq.wikipedia.org/wiki/Fjalimi_i_At_Gjergj_Fisht%C3%ABs_n%C3%AB_Konferenc%C3%ABn_e_Paqes_%281919%29

    • Mark Uk@Nese do te flasim per fe apo konfesione ,atehere mund te flasim por me argumente si fakte e jo me ,,argumente,, misionaresh pedofile.Nese aq do te kesh informata lexo Tolstoin,Napoleon Bonaparten,Goethe,Emanuel Kant,Cat Stevens se car thone mbi konfesionin,apo qe thua ti mbi nje feje te prapambetur e nje tjeter perparimtare.Me siguri ke njohuri kush ishin emrat qe permenda.Kombin na e ka fale Zoti,te keqij ose te mire jemi shqiptar duam apo sduam.Per vehte mburrem qe jam shqipetar dhe nuk i ndaj ata sipas fese qe i takojne.Pse shqipetaret ku te jene bukes i thone buke,ujit uje.Ai eshte gjaku yne.Mos ngaterro Fishten e madh me muhabete misionaresh te pasluftes ne Kosove qe u turren me te madhe dhe bene punen e tyre dhe ende po nejne,besoj se nuk kane ndikim te ti personalisht.Nuk te drejtohem vetem ne kete shkrim po ne shume tjera komente qe ben me paragjykimet qe ke e qe ne fakt mendoj se edhe ate qe levdon aspak nuk e njeh po vetem ia fut kot.Mos u ben euforik nga vala e madhe antifetare qe behet ndaj islamit kohet e fundit me gjera periferike,kurse thelbi as qe ka lidhje fare me ato qe thuhen.Pushtuesit ishin pushtues cilet do qe ishin,Roma,Bizanti,Turku,….Sa ishte Roma e perparuar shihet nga gjemat qe mene me shkencen ne shekujt 14 e 15.PPo luftat boterore kush i beri?Po luftat ballkanike? Ishin ata qe ti permend?Skam car te mbroj as turkun,as grekun as serbin,as italijanin,as gjermanet,askend vetem dua te mos jesh i njeanshem dhe paragjykues.Mos me thuaj se Golf 1 eshte me modern se Gojf 5 te lutem.Perrallat e batutat jane te lezetshme por nuk krahasohen me nenet e ligjet sado qe te jene te hidhur.Prsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *