Kati i pestë i një pallati është përfshirë nga flakët rreth orës 17:40 të pasdites së sotme tek “Tregu Elektrik”.
Forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse mbërritën menjëherë në vendgjarje, ku këto të fundit mundësuan dhe nxjerrjen e dy të moshuarve nga banesa. Fatmirësisht ata nuk kanë pësuar lëndime.
Zjarri në banesë ka ardhur pas një shpërthimi gazi, ndërsa po punohet për venien nën kontroll të flakeve.
