Bum lejesh ndërtimi nga Bashkitë në prag të moratoriumit të Qeverisë. Në krye, Vlora e Tirana

Dita

Sipas Buletinit Statistikor të INSTAT, gjatë periudhës Korrik-Shator 2014 u dhanë në total 122 leje ndërtimi, sipërfaqja e të cilave është 584.814 metra katror.

Numri gjithsej i lejeve të ndërtimit të miratuara në tremujorin e tretë 2014 u rrit me 34 leje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin tretë 2014 u miratuan 83 leje ndërtimi më shumë se në tremujorin e dytë 2014.

Këto leje ndërtimi u dhanë përpara se Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT, të miratonte në muajin Gusht një moratorium pas futjes në fuqi të reformës së re të ndarjes administrative.

Sipas vendimit asnjë njësi vendore nuk do të ketë më të drejtë të japë leje ndërtimi, pavarësisht planeve të miratuara urbanistike, përveç rasteve kur bëhet fjalë për ndërtime për industri prodhuese apo për ndërtim rrugësh.

“Eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plagë shumë të mëdha. Kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjate fushatës nga autoritete vendore te papërgjegjshme. Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim, për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhjeve” – tha kryeministri Rama gjatë mbledhjes të KKT-së të mbajtur në muajin Gusht.

Vendimi i KKT-së është kundërshtuar nga opozita dhe nga grupet e interesit. Partia Demokratike e ka cilësuar vendimin si jo kushtetues dhe i ka bërë thirrje krerëve vendorë të mos e respektojnë atë.

Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqendruar në qarqet Vlorë me 35,2 %,Tiranë me 31,1 %, Fier dhe Shkodër me nga 12,3 % secila / BIRN

 

Share This Article
2 Comments
  • rregulloni rruget njehere sa ba bote me turp ne bote ;;sapo pash nje emiion ne France dhe treguan durresin elbasanin ;;lagje ne metalurgjikun dhe ishte si ne afrike ;; thane albania eshte vendi me i mjeruar ne europe ;;jevgjit qe mblidhnin kartona ;;plastik ;;;; beni rruget more hajduta te ndyre ;;more te pa fytyre ;;more antishqiptare ;;;more tradhetare te shqiperise se na felliqet duke vjedhur ;;;;rregulloni qytetet mos te behen pallate qe te te korruptuarit te pasurohen dhe vendi te qelbet ;;;;

  • Pse te mos jape leje ndertimi vlora?
    hajdutet dhe milioneret mafioze jane ende ne drejtim te Bashkise….
    Me ruash per dimer o Edi Rama!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *