LGBT, pemë dashurie në sheshin Skënderbej

editor

Një grup aktivistësh nga “Aleanca Kundër Diskriminimit” dhe nga “Pro LGBT” zbukuruan në mbrëmje pemët në lulishten përballë Muzeut Kombëtar me forma zemrash dhe tullumbase ku shkruhej fjala “Të Dua” në 200 gjuhë të botës.

I quajtur “Pema e dashurisë”, ky aksion u bë në kuadër të ditës së të dashuruarve dhe përmes mesazheve të dashurisë të rinjtë dhe të rejat e komunitetit LGBT kërkuan t’i tregojnë shoqërisë shqiptare se dashuria nuk njeh gjini dhe se është e patolerueshme të dënosh dikë qoftë dhe moralisht për shkak të kujt dashuron.

Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi, drejtues të lëvizjes LGBT në Shqipëri thanë se “dhurata më e bukur që mund t’i bëjmë këtij qyteti dhe këtij vendi janë mesazhet e dashurisë”. “Edhe ne dashurojmë si gjithë të tjerët”, shtoi Karaj, teksa qytetarë kalimtarë ndalonin të habitur për të parë se çfarë po ndodhte.

Aksioni përfundoi pa asnjë incident, siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën kur aktivistët LGBT kanë dalë në rrugë për të protestuar apo për të zhvilluar aksione të ndryshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *