Vuçiç: Në Bruksel na presin bisedime të vështira

redaktor

“Është herët të flitet për zgjidhjen përfundimtare për Kosovën” kështu deklaron kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka theksuar për mediat në Beograd se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Tomisllav Nikoliç për këtë çështje.

Vuçiç deklaron se duhet të shihet se si do të lëvizin gjërat në të ardhmen, se jeta është dinamike dhe se me dialog do të arrihet deri të zgjidhja.

Kryeministri serb në intervistën e tij deklaron se ka interpretime të shumta rreth marrëveshjes së Brukselit dhe se nuk mundet që t’ia sqarojë të gjitha secilit që ngre pikëpyetje apo aludime të ndryshme por paralajmëroi se në Bruksel priten bisedime të vështira dhe kushte të rënda.

Sipas Vuçiç serbët nuk duhet të presin hyrjen e Serbisë në BE para vitit 2020.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *