Mjekësia franceze hedh një hap drejt eutanazisë

anazapta

Mjekësia francezë bën një hap drejt eutanazisë. Për herë të parë, Këshilli Etik i Urdhrit të Mjekut i ka thënë po “prehjes përfundimtare”, edhe pse vetëm në disa raste të veçanta, kur pacientët jetojnë prej kohësh në agoni dhe vuajnë nga dhimbje të padurueshme.

Në raportin “Fundi i jetës. Asistenca për të vdekur”, i miratuar në datën 8 shkurt dhe i bërë publik dje, mjekët francezë janë shprehur pro modifikimi të ligjit për terapitë agresive.

Eutanazia vlen vetëm për rastet e agonisë së tejzgjatur dhe me dhimbje të padurueshme, kur pacientët kanë për kërkesa të vazhdueshme, të qarta dhe me vullnet të lirë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *