Tiranë, makina e parkuar e ish-deputetit Sherifi shpërthen në flakë, s’ka dëme në njerëz

redaktor

Përfshihet nga flakët një automjet në Bulevardin “Bajram Curri”, në kryeqytet, sapo hyn në lagjen “Ali Demi”. Sipas burimeve të policisë, mjeti tip “Lexus”, me targë TR5800S, ishte në pronësi të ish-deputetit socialist Elmaz Sherifi, i cili së fundmi ka krijuar edhe një parti të re, Lidhja për Drejtësi e Progres. Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri në makinë mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mase elektrike, pasi nuk ka qenë në lëvizje. Megjithatë hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa nuk ka të lënduar nga ky incident. Ndërkohë që kalimtarë të rastit kanë mundur të shkrepin foto nga vendngjarja, ku duket qartë që mjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme, ndërsa forca të shumta policie shkuan për të shuar flakët dhe nisur hetimet. Policia tha se dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale, si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike në mjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *