Zhduken prej 17 orësh dy peshkatarë në Durrës

Bledar Lumani

Dy peshkatarë në Durrës janë zhdukur që prej pasdites së djeshme.

Denoncimi është bërë nga familjarët e tyre.

Mësohet se Avni Shahinaj dhe Bekim Maçinaj dolën për të peshkuar në sektorin “Rinia” pasditen e së dielës, rreth orës 16:00.

Por, kur kanë kaluar plot 17 orë, ata nuk janë bërë të gjallë.

Kjo ka alarmuar familjarët e tyre, që kanë bërë denoncim pranë policisë.

Tashmë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *