Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është akuzuar nga bashkëshortja e tij, se e ka dhunuar në mes të rrugës.
I arrestuari është Ibrahim Bytyçi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bathore, në sheshin “Rilindja”.
Gruaja e dhunuar për më tepër ka qenë shtatzënë.
Për momentin nuk dihen shkaqet e dhunës.

Mbeshtes fort denoncimin qe ka bere kjo Grua.
Gjithashtu pergezoj Policine per kryerejen korrekte te detyres se saj, si mbrojtese e jetes se shtetasve shqiptar.
Uroj me zemer qe ky proces te kete qytetaret ne krye,si protagoniste te mbrojtjes se jetes dhe dinjitetit te tyre.