Kush ishte Reginald Hibbert?
Njëri ndër oficerët britanikë të ndërlidhjes, të cilët vepruan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka qenë Reginald Hibbert-i (Rexhinald Hibert). Lindi në 21 shkurt 1922 në Eseks dhe u rrit në Londër.
Më 1942 po studionte për histori në Kolegjin Worcester të Oksfordit dhe hyri në një kurs për oficer tankist. Iu përgjigj vullnetarisht thirrjes së Drejtorisë së Operacioneve të Posaçme (SOE), të krijuar më 1940 nga U.Çurçilli, dhe pas një njohjeje me Shqipërinë në Qendrën e Kajros, u hodh me parashutë natën e 19-20 dhjetorit 1943 në Degë, përtej Drinit, në rrethin e sotëm të Tropojës. Përpara tij kishin ardhur në Shqipëri B. Maklini dhe D. Smajli në fund të prillit 1943, por ikën në fund të tetorit, pasi natën e 15-16 tetorit u hodhën në Bizë koloneli Nikols dhe gjenerali Dejvis (i cili ra në duart e gjermanëve në dhjetor). Misioni i Hibertit, i quajtur Stables, ishte te nacionalistët e Veriut, ndërsa nga fundi i majit 1944 kaloi pranë partizanëve.
U largua nga Shqipëria në mesin e tetorit 1944 dhe u kthye në regjimentin e 4-t të Husarëve, mori pjesë në luftimet në Itali dhe u bë komandant i trupave tankiste të Skuadronit B të tankeve Sherman. Pas Luftës vijoi studimet edhe një vit për rusisht në Oksford dhe u përfshi në veprimtarinë diplomatike për 35 vjet. Ka qenë me punë për këtë fushë në Rumani, Austri, Guatemalë, Turqi, Belgjikë, Gjermani, ndërsa më 1964-64 qe i pari diplomat perëndimor me qëndrim të përhershëm në Ulan Bator të Mongolisë. U martua më 1949 dhe pati dy djem e një vajzë. Së fundmi, ishte ambasador i Britanisë së Madhe në Paris nga viti 1979 deri më 1982, doli në pension më 1987, kur ishte drejtor i Fondacionit Ditchley dhe jetoi në Uells. Por edhe pas kësaj jepte leksione, ishte kryetar i Shoqatës Franko-Britanike, madje edhe i Shoqatës Shqiptare të Britanisë më 1996-2000. Si njërit prej ambasadorëve më të vjetër, mbretëresha i dha titullin ‘Sir’. Vdiq pas një sëmundjeje të rëndë më 5 tetor 2002. Me këtë rast publicisti anglez J. Pettifer e quajti një historian të shquar, albanolog dhe një protagonist kryesor në kundërshtitë e politikës britanike kundrejt Ballkanit në periudhën pas rënies së komunizmit. Në veçanti mund të vihet në dukje, se ai ishte kritik i fortë i politikës së Xh. Mejxherit në mbështetje të politikës serbe, përkrahu çështjen e Bosnjës dhe ndërhyrjen amerikane në Ballkan. Ka shkruar mjaft për këto probleme në gazeta dhe në revista akademike. Ka lënë të pabotuar një libër për kujtimet nga periudha në Mongoli.
Libri u botua në periudhën e pështjelluar për Shqipërinë pasdiktatoriale dhe parademokratike. Ai paraqiste nga një kënd i ri vështrimi fakte dhe vlerësime për periudhën kur ishte zënë fill gjithçka që do të përcaktonte fatet e Shqipërisë për gjysmë shekulli. Prandaj, jo rastësisht ai u përfshi në diskutimet e zjarrta dhe në grindjet e ashpra, që morën vrull pikërisht me rrëzimin e diktaturës së Enver Hoxhës. Madje edhe sot vijojnë referimet ndaj kësaj vepre, duke e vënë kështu si një burim të mirëfilltë për historiografinë shqiptare. Vepra është shkruar me seriozitet e përgjegjësi, që ia kanë kërkuar serioziteti i epokës së shqyrtuar dhe përgjegjësia e studiuesit, kur punon jo thjesht me kujtime të rastit, por edhe me dokumente, të cilat prekin jetën e shtresave të tëra të një populli, e deri të shumë familjeve me emra konkretë të njerëzve të gjallë në kohën e daljes së librit. Në këto faqe dëgjojmë zërin e brendshëm të ndërgjegjes së njeriut, që e ka përjetuar dhe rijetuar një luftë me gjithë pasojat, por që e ka përcjellë gjithashtu me përvojën e grumbulluar për disa dhjetëvjeçarë. Rezultati është një objektivitet në shkallë të lartë.
Për hartimin e këtij punimi studimor historik janë vjelë e përqendruar të dhënat: e 3 vëllimeve të ditarit vetjak të autorit, mbajtur në Shqipëri madje në kundërshtim me udhëzimet e dhëna për situatën luftarake; e dokumenteve të SOE që ruhen në Arkivin Qendror të Britanisë (Public Record Office); e kujtimeve të botuara nga oficerët e tjerë britanikë që erdhën në Shqipëri më 1943-1944, si dhe të botimeve brenda e jashtë Shqipërisë, që nga shkrimet e E. Hoxhës e deri te një libër i fundit i S. Vukmanoviq-Tempos (1990).
Meqë vepra ka dalë pas një vargu librash të tjerë prej oficerëve britanikë të ndërlidhjes, nga njëra anë, dhe pas “Rrezikut anglo-amerikan për Shqipërinë”, nga ana tjetër, edhe aty ku jepet informacion i drejtpërdrejtë në thelb kemi gjithashtu polemikë, një zë të tretë, i cili i njeh fare mirë zërat e tjerë. Faqet e tij disa herë shkojnë paralel me librat e autorëve të tjerë. Por paraardhësit natyrisht nuk patën asnjë mundësi që të parashihnin përmbysjet e thella në Shqipëri pas vitit 1991, për pasojë Hiberti kishte hyrë edhe në një debat tjetër aktual. Kështu, për shembull, më 22 shkurt 1991 në gazetën e rëndësishme angleze “The Times” u botua një artikull redaksional me titullin “Pas-shkrim për vitin 1989”. Hiberti iu përgjigj më 4 mars, duke kërkuar që nëse Fuqitë perëndimore duan të ndihmojnë vërtet dhe sa më shpejt Shqipërinë, atëherë të kenë më së pari një mirëkuptim më të gjerë e më të plotë për rrugën, e cila e solli në këtë situatë të veçantë dhe që e ndau për afër gjysmë shekulli nga pjesa tjetër e Europës.
Historia e panjohur
Fjalia e parë e librit është: “Shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Europës”, ndërsa fjalia e fundit është: “Mbetet fakt që ishin shqiptarët atë, të cilët përcaktuan fatin e atdheut të tyre nën trysninë e ashpër që iu bë atyre jo nga Britania, por nga lufta e Gjermanisë. Dhe në fund të fundit do të qenë shqiptarët, të cilëve u përket të japin gjykimin përfundimtar për rezultatin”. Kurse ndërmjet këtyre dy skajeve është shtjellimi i autorit, për të cilin: “Për punët e kësaj toke, Shqipëria do të mbetej universiteti im”. Oficerët e tjerë britanikë të ndërlidhjes as nuk janë zgjeruar në këto përmasa për misionet e tyre dhe as nuk kanë sjellë dokumente arkivore të tilla. Për këtë arsye informacioni në këtë libër tingëllon i freskët dhe i panjohur. Prej tij mësojmë, për shembull, se Miladin Popoviqi kishte qenë edhe më parë në Shqipëri, në verë të vitit 1939, dhe kishte mbajtur një raport për situatën në Shqipëri në një Kongres të komunistëve jugosllavë. Madje që më 1928 ishte miratuar një rezolutë, në të cilën ishte pranuar që Kosova duhej t’i përkiste Shqipërisë, në përputhje me parimin e vetëvendosjes. Nga dhjetori i vitit 1943 vetë J. Titoja ia kishte mbledhur frerët V. Tempos, sepse shqiptarët e Kosovës mund të fitonin të drejtën për t’u shkëputur. Një kapitull i tërë i kushtohet një raporti për çështjet shqiptare, përpunuar në Kajro në dhjetor 1943. Kurse në Kongresin e Përmetit paska marrë pjesë si vëzhgues edhe oficeri ndërlidhës amerikan, Tomas Stefani, me prejardhje shqiptar. Hibertin e ka habitur “injoranca e dukshme për ngjarjet në Shqipëri” e dy oficerëve jugosllavë, Velimir Stojniqit dhe Nijazi Dizdareviqit.
Stili është i ngjeshur, i përmbajtur, me një anglishte hijerëndë. Gjithçka shoqërohet me data, me emra dhe me ngjarje, me shifra sipas modelit më të mirë edhe të një historie ushtarake. Autori ka qenë dëshmitar, se partizanët bënin një luftë aktive kundër pushtuesve gjermanë, madje ajo ishte aq e rëndësishme, sa edhe ushtria e Titos ka përfituar tërthorazi prej saj. Populli shqiptar bëri një luftë nacionalçlirimtare. Dhe kjo është thënë që në titullin e veprës. Por nga ana tjetër, tabloja ka qenë me shumë ndërlikime e zigzage të panumërta, një pjesë e të cilave vijuan edhe më pas e nuk gjetën zgjidhje përfundimtare, kështu shpjegohet pjesa tjetër e titullit “Fitorja e hidhur”.
Komunizmin e solli… Hitleri
Libri zgjon kureshtjen e opinionit të gjerë, ndërsa i nxit studiuesit të kërkojnë më tej, të gjejnë shpjegime e interpretime të tjera, të polemizojnë e ta gjallërojnë historinë në gjithë kompleksitetin e saj. Në pjesën përkatëse Hiberti nuk i shmanget edhe pyetjes aq të debatuar e të rëndësishme: A mund të përshkruhej situata thjesht si luftë civile? Lexuesi do ta shohë vetë trajtimin prej tij, por nuk mund të mos përmendet këtu përfundimi i tij themelor, me një ton polemik zemërak e të vendosur: Vendi i huaj që kontribuoi më shumë për komunistizimin e Shqipërisë nuk ka qenë Britania, por Gjermania naziste. Ishte Hitleri dhe jo Uinston Çurçilli, që e solli komunizmin në Europën Lindore. Ishin krerët nacionalistë shqiptarë, që e flakën tej shansin për të luajtur një rol në Shqipërinë e pasluftës, me ngurrimin e tyre për të marrë pjesë në luftën kundër pushtuesve të huaj. Dhe këtë përfundim e ka nxjerrë ky ushtarak, që i kishte njohur nga afër të dyja palët.
Nga një këndvështrim tjetër, do të shprehesha se R. Hiberti e ka shkruar këtë libër për të mbrojtur luftën e vet. Ai u dërgua si ushtarak në Shqipëri dhe as nuk mund ta përfytyronte se në çfarë shtjelle të stuhishme të konflagracionit botëror do të binte. Nuk ishte puna thjesht për një zgjidhje në fushën e betejës. Dhe atëhere ai ka vendosur që pothuaj për gjysmë shekulli të luftojë edhe një herë për luftën e vet me anën e një vepre, duke u ballafaquar me njerëzit dhe strukturat politike e ushtarake, që nga kolegët të cilët ishin me të në Shqipëri e deri te përfaqësuesit më të lartë të shtetit britanik e të Shtabit Aleat. Veçanërisht ai ka rrëzuar jo pak shtrembërime të bëra prej Enver Hoxhës në të ashtuquajturat vepra të tij.
Tingëllimi aktual i këtij libri ka mbetur i pashuar, ashtu siç vijon i pashuar konflikti në fushën e letrës së shkruar për këtë periudhë të historisë shqiptare. Revista e njohur angleze “The Economist” tashti vonë, më 2008, ndër të tjera përmend fjalët e R. Bailey-t, autorit të librit “Provinca më e egër” të po atij vitit (me një paraqitje deri fyese të shqiptarëve), se: “Oficerët britanikë të ndërlidhjes u bënë pak nga pak avokatë të grupeve pranë të cilave vepronin, shpesh duke përvetësuar edhe urrejtjen që shqiptarët kishin për njëri-tjetrin. Urrejtja angleze mes grupeve ndërluftuese shqiptare zgjati për gjashtëdhjetë vjet. Për shembull, Rexhinald Hiberti, i cili vepronte me partizanët dhe konsiderohej si njeri i ashpër në Ministrinë e jashtme britanike, nuk dëshironte as të shkëmbente dy fjalë me Xhulian Emerin, më vonë një ministër konservator, dhe me z. Smajli (të dy anglezë të vendosur pranë forcave monarkiste), kur të tre morën pjesë në rihapjen e varrezës ushtarake britanike në Tiranë më 1994”. Këtu është vendi të veçohet pohimi përgjithësues i R. Hibertit: “Të huajt e kanë nënçmuar në mënyrë të ndjeshme forcën, qëndrueshmërinë dhe rëndësinë e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve”.
Rikthimi në Shqipëri pas gjysmë shekulli
Ishte i vetmi libër i botuar pas ngjarjeve të dhjetorit 1990, që e rishikonte historinë e afërt të Shqipërisë në dritën e atyre ngjarjeve. Autori e vizitoi Shqipërinë shumë shpejt pas tyre, në gusht 1992 dhe erdhi disa herë më vonë, madje vizitoi edhe malet e Dibrës, ku kishte qenë gjatë betejës. Bashkë me oficerët e tjerë britanikë u dekorua nga presidenti i Shqipërisë me rastin e 50-vjetorit të Çlirimit. Pati disa recensione në shtypin shqiptar. Në tetor 1996 gazeta ‘Koha jonë’ përfshiu një intervistë me të. Autori vinte në dukje, se shtëpia botuese në Angli ishte akademike, nxirrte libra për universitetet edhe për vende të tjera, ndërsa ishte i kënaqur për suksesin në Shqipëri. E përfundonte, duke theksuar: “Shqiptarët duhet ta shkruajnë vetë historinë e tyre”. Në shkrimin e vonuar shoqërues po aty për intervistën, B. Fevziu nuk e ka dhënë drejt titullin e veprës, madje gabon kur thotë se Hiberti u largua nga Shqipëria në prill 1945. Tre vjet më pas për gazetën “Shekulli” ai dha një intervistë tjetër, në të cilën u përqendrua te beteja e Dibrës, e cila edhe në vepër kishte zënë një kapitull të tërë. Pas çlirimit të Kosovës vajti pa vonesë atje më 1999 dhe u takua me drejtuesit kryesorë të vendit dhe veteranë të luftës.
Menjëherë pas daljes së librit anglisht, kam botuar një paraqitje të gjatë të tij në dhjetor 1991. R. Hiberti më dërgoi një letër në mars 1992, në të cilën shprehej: “Mendoj se ju më keni kuptuar shumë mirë”, ndërsa premtonte se do ta zgjidhte edhe çështjen e së drejtës për përkthimin shqip.
Përkthimi shqip u bë vetëm dy vjet pas daljes së origjinalit anglisht në gusht 1991. Për shkak të gjendjes së shtypshkronjave të asaj kohe, libri nuk ishte me cilësi të mirë. Autori ishte i kënaqur nga përkthimi, por jo nga shtypja. Prandaj dëshironte që të bëhej një botim i ri. Për këtë madje kur isha në Londër më dha edhe kopjen e letrës së M. Bajraktarit, e cila tashti jepet sipas origjinalit, jo sipas përkthimit të mëparshëm.
Prova më e gjallë e rëndësisë së veprës të këtij ushtaraku, diplomati, studiuesi të shquar dhe dashamirësi të palëkundur të shqiptarëve është libri i fundit me titullin Shqipëria dhe Ballkani. Shkrime për nder të Sir Rerginald Hibertit, botuar më 2013 në Kornuoll. Janë 17 punime, me autorë të tillë të njohur, si Michael Kaser, Bernd Fisher, Stephen Nash, Miranda Vickers, Michael Schmidt Neke etj. dhe e bija e tij, Jane Nicholov. Hyrjen e ka bërë J. Pettiferi, duke theksuar se Hiberti pjesën më të madhe të periudhës së fundit të jetës ia kushtoi të kuptuarit dhe përparimit të Shqipërisë e të Kosovës. Ndërsa e bija thekson, se një botues i Londrës njoftoi në internet, që deri më 2011 ishin botuar 17 tituj të lidhur drejtpërdrejt me Shqipërinë, ndërsa ishin vetëm 15 tituj kushtuar gjithë vendeve të tjera të Ballkanit. Libra si ky i R. Hibertit kanë dhënë ndihmesë, që Shqipëria të njihet më mirë në arenën botërore dhe të ketë një interes të pashuar për të.


shyqyr qe lexojme dicka qe vlen dhe te jep kenaqesi.
Ky thote ate qe thoshte edhe Enveri, se Popovici ishte pro shqiptareve,
Komunizmin ne Shqiperi nuk e solli Hitleri dhe as pushtimi nazist –Komunizmin ne Shqiperi e solli varferia
e tejskaajeshme dhe egersia qe tregonin bejleret e pasur kundrejt pjeses tjeter te popullsise
ne Shqiperi kishte nje diference shume te madhe midis klases se bejlereve qe ishin 1% e popullsise dhe fshatareve te avrfer qe ishin pothuaj 90% e popullit
Kjo diference kaq shume e madhe ne gjendjen sociale te popullit tone solli komunizmin
por pushtimi nazi-fashist e pershpejtoi ardhjen e komunisteve ne pushtet , porse edhe po te mos vinte nazizmi
prape ne Shqiperi gjendja do shperthente kunder te pasurve, sepse varferia ishte esktreme ne Shqiepria si ne assnje vend tjeter te Europes
Biles edhe vete femijet e te pasurve ne Shqiperi , kishin perqafuar komunizmin, sepse shikonin nje varferi dhe nje prapambetje totale te vendit tone ku nuk kishte as ruge, as hekurudha, as spitale, as jete artistike , as energji elektrike, as fabrika as gje fare –Kishte vetem gomere …
Dhe po te shikosh edhe ne Europe , komunizmi triumfoi ne ato vende ku kishte varferi esktreme , sic ishin vendet lindore
ndersa ne perendim qe ksihte nje fare niveli jetese epr te gjitha shtresat , komunizmi ngeli vetem ne leter
Nuk e njeh mire historine o Rajmond Labi gjysem opinge prandaj degjo ata qe kane lexuar te pakten dicka:
Cekosllovakia para Luftes ishte pernga zhvillimi ekonomik ne vendin e dyte ne Evrope dhe per nga treguesi GDP per fryme ja kalonte edhe SHBA. Uzinat e gjigandit cekosllovak TATRA konkuronin prodhimet e Benz-it gjerman dhe furnizonin Hitlerin me prodhime te shumta industriale. Ate kohe cekosllovaket ishin prodhuesi dhe konsumtori me i madh i birres ne Bote, nderkohe qe pasi e pushtoi Ushtria e Kuqe gradualisht filloi te bjere poshte me nje shpejtesi te madhe per te arritur nivele mjerane te krahasueshme ekonomike me vendet e tjera te Lindjes Komuniste sic duket edhe nga grafiket ketu me poshte te BB:
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-CZ?display=graph
Sa per varferine e Kohes se Qepes te Ahmet Zogut qe solli komunizmin bolshevik nga Rusia ne Shqypni mund t’ja veme edhe fajin Avni Rustemit CUBIT psikopat te Moskes, por edhe Fan Nolit qe u mashtrua nga agjentet bolshevike per te bere revolucionin e qershorit, mashtrim ky qe e ndoqi deri ne fund te jetes. Megjithate eshte e vertete qe Shqypnia nuk kishte jete artistike me Mentor Xhemalin dhe Vace Zelen, por vetem me Tefta Tashkon, nuk kishte as energji elektrike badiava per ta vjedhur talebanet, sic vidhnin labet e Vlores delet e llaleve ne Fier, por kishte fatura me te mira dhe me te sakta se ato qe te japin tani ndermarjet komuniste te Saliut dhe te Edvinit.
PO shume sakte, Popovic ishte pro shqiptareve e pro bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Prandaj edhe u vra nga serbet me doren e nje shqiptari.
Une nuk lexoi kurre per krie qelbsiret e kesaj bote Angleze.
Ky o Xhevat furxhiu kengetari eshte nje pjestar i mashtrimit dhe fatkeqesise se
madhe te popullit tim,asgje me teper.
KOMUNIZMIN NE SHQYPNI E SOLLI ENVER HOXHA ME URDHER NGA MOSKA DHE BEOGRADI.
Nderime per oficerin anglez Reginald Hibbert, por c’a thu o profesori i nderum i gjuhes shqype Xhevat Lloshi qe i ke hyre sipas gjasave historise me komente tejet ekstravagante dhe krejt te pabesueshme qe HITLERI eshte fajtor per MURTAJEN bolshevike qe u implementua gjate Luftes nga Enver Hoxha ne trojet shqyptare me urdher direkt nga Josip Broz Tito per interesat megalomane te tij per krijimin e Federates Jugosllave ne Ballkan dhe ne kembim te pushtetit personal te Enverit mbi Shqypnine dhe shqyptaret. HITLERI me te vertete kishte premtuar bashkimin e Kosoves me Shqypnine por kishte investuar mjaft pak ne kete drejtim, ne dallim nga Curcilli i Anglise dhe Tito i Jugosllavise qe e kishin te qarte se ai qe do te blente i pari BOSIN apo “kryeplakun” e fisit shqyptar do te kishte akces pas Luftes ne hyrje te Adriatikut per te kontrolluar Ballkanin. Ne kete drejtim eshte per t’i hequr kapelen Josip Broz Titos qe fitoi ne dyluftim me Unston Curcillin per Shqypnine duke patur perparesi si njohes me i mire i psikollogjise popullore shqyptare, prandaj edhe i dergoi Enverit minat detare per te vrare dhe masakruar ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit.
Deri ketu OK, por tani na mbete te pyesim:
CILI ISHTE AI “HITLER” QE SOLLI SERISH KOMUNIZMIN E SALI BERISHES NE VENDIN TONE?
Ne realitet, ndoshta Hitleri nuk ishte pergjegjes, por okupimi fashist me suguri; ska si te shpjegohet ndryshe perkrahja masovike qe LNC ka pase; kurse veglat e okupatorit kan qene pak e pa perkrahje. Misionar Jugosllav kishte, por kishte edhe misionar tjere, dhe fituan ata que ne at kohe kishin perkrahjen (per nje arsye a tjeter). Diktatura qe rezultoj eshte nje subjekt tjeter.
Ke te drejte, sepse kryeministri anglez Uinston Curcill ka deklaruar qe para Lufte se:
FASHIZMI DHE KOMUNIZMI JANE “VELLEZER SIAMEZE DHE PJELLA DOBICE TE DIKTATURE.
Shume interesant pershtypja e anglezit Hibbert, per luften, ku tregon me vertetesi, ngjarjet dhe fjalia e tij se: Komunizmin e solli Hitleri, eshte shume e sakte, ashtu sic them edhe une se: Rikthimi i enverizmit, eshte merite e Sali Berishes.
Nuk eshte e vertet se hitleri eshte pergjegjese per komunizmin tek ne: Churchill eshte nje mine here ma shume pergjegjeses sepse ndihmoj komunistet,sepse kishe marrevashje me greket e serbet per copetimin e shqiperise,edhe pengese per kete ishin nationaliste shqiptare !
O NASTRADIN antikarmunist !
Edhe nese e marrin te vertete qe komunizmin e soli Hitleri qe eshte cereku I se vertetes nuk duhet te harrojme Obezin Qurrcill qe kur pushtone te Hitleri Austrine dhe Polonine shikonte filma humoristike se ishte fans I cmendur pas tyre.Jo vetem kaq por ishte Qurrcilli ky fare aristokrati pa tru qe ju shtri para kembeve “diktatorit Stalin’ QE TA SHPETONTE NGA MONSTRA HITLER DHE E SHPETOI…….dhe pastaj kerkoi rracjonin e tij se ju vrane 20 miljon veta rusit.Ishte qyrrashi Qurrcill qe I la stalinit jugosllavine dhe kjo e fundit te kujdesej per shqiperine si koloni te saj
Ne planin e brendshem ishte paria e para vitit 1939 qe ose I mbushi breket,ose u be me fashizmin ose pranuan te behen leter higjenike per te fshire bythen Enveri.
Ne kete zvarranike futet dhe Bahri Omari nje derr gomari dhe ca tipa te dhime si Ihsan Toptani nipi I te cilit eshteky ish bossi I leshit dhe sapunit nastradin antikomunist pordha qe po ben “politiken e botes” si nuk tu mbyll ajo hale qe je bere si mi gjirizi neper forume.Nuk eshte faji I shqiptarve qe ta rrasi Tarrasi se vete e luaje sumen atehere dhe sot.
Mengadale dhe merre avash avash, se ke ike per lesh duke marre flake si pushka e jevgut me fyerje debilesh per nastradinin. Kunati i Bahri Omarit nuk eshte nastradini, por eshte Komandanti Yt Legjendar, TARRASI HOMO Enver Hoxha qe vetem per kapjen e sapunit dallohej shume ne France dhe Shqypni por edhe ne Jugosllanine e Titos ku e vleresonin shume per kete ves te hershem te tij
Ku ishte ky dashamiras i kombit shqiptare kur çurçilli para njeqid vjetesh me nje jo e la shqiperin te perpiqet si delja para kasapit e gjeri ne ditet e sotme.
Pseudohistoria dhe kameleonet e titull-kolltuk-para-lavdi-manisë.
Historia e Shqipërisë është shkruar me sajime, cungime e retushime, arna mbi arna, jo aq nga mosdija sesa nga servilizmi, keqdashja dhe diktati politik e ekonomik i brendshëm dhe i jashtëm. Kjo çështja e ‘’parimit të vetvendosjes së kombeve’’, problemi i popullatës shqiptare të trojeve etnike dhe bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, dihet prej kohësh dhe nuk po merr drejtimin e duhur as teorikisht. Pse? Tani historianët e politikanët po fusim arna të tjera në tekstet e programet shkollore e akademike sipas urdherave të shteteve fqinje dhe jo historisë reale plot therori të martirëve të kombit shqiptar. Edhe historia e shkruar me gjak dhe e gdhendur me sakrifica është bërë biznes me leverdi për kameleonët qejflinj të titull kolltuk para lavdi-manisë. Quhet histori, jo ajo që ka ngjarë, por ajo që diktohet të shkruhet: diku si tragjikomedi, diku si roman, herë legjendë me fantazma e herë fabul me kafshë, pa emra, data, mesazhe e konkluzione, mall ‘’ekstra për biznes dhe lavazh truri’’ me patentë fantastikoshkencore.
Si te gjithe shqioptaret, edhe Xhevat Lloshi, me verberi absolute beson ne cdo gje qe thone te huajet per Shqiperine e shqiptaret, nuk beson ne te “ashtuquajturat” vepra te Enver Hoxhes, qe ishte komandant i Ushtrise Nac.Clirimtare, qe bashke me shtabin e vete merrnin vendime per luften e fatet e Shqiperise, dhe beson pa ekuivok tek nje oficer nderlidhes ose edhe zbulues anglez, qe punonte per vendin e vet dhe jo per Shqiperine, pra Enver Hoxha shtremberon historine e luftes qe ka bere vete (te pakten Xh.Lloshi nuk mund ta mohoje ate, qe Enveri e ka udhehequr vete luften, jo nga qyteti, por direkt ne front, ku beheshin luftimet).
Si mund te behet Shqiperia, kur ne therrasim te huajte te na bejne historine tone, pjese e seciles eshte edhe z.Lloshi, i cili do t’u besoje amerikaneve qe do te shkruajne edhe ate pjese te historise ku ka jetuar dhe e ka pare nga afer dhe vete personalisht ai dhe shume e shume historiane te tjere shqiptare, qe kane jetuar ne 50 vjet te “sundimit” te Enver Hoxhes, ku jane pergatitur e formuar si kuadro, atehere me cilesi te tjera, tani me te tjera cilesi, pra nuk do t’i besojne asaj qe kane jetuar vete, por asaj qe do t’u thote historiani i paanshem amerikan. Sa poshte qe kemi rene si popull e si karakter.
RROFTE SHOKU ENVER HOXHA DHE SIGURIMI I SHTETIT.