Shpërthimi i megaskandalit
Ditët e fundit qeveria ka bërë publik megaskandalin e mospagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore nga rreth 1600 subjekte buxhetore, shtetërore dhe private. Ky skandal paraqet dy të reja: E para, deklarimi i pagesës së kontributeve është bërë, por nuk është kryer. E dyta, mëkatarë janë jo vetëm subjektet private, por edhe ato shtetërore dhe buxhetore. Shkurt, shteti, në vend që ta mbushte, e ka thelluar më tej gropën e sigurimeve shoqërore. Defiçiti i madh i skemës së pensioneve, rreth gjysma e të cilës mbahej, dhe mbahet ende, me burime financimi dhe subvencione prej buxhetit të shtetit, nuk ishte shkaktuar vetëm nga mungesa e kontributeve prej sektorit privat, por edhe prej atij publik. Më keq s’ka ku të shkojë! Por në një farë kuptimi, ne nuk habitemi nga ky zbulim. Ishte dhënë që para 23 qershorit alarmi për rrezikun e falimentimit të skemës. Por qeveria që iku e kundërshtonte kuturu dhe pas asnjë argument bindës këtë rrezik social, politik dhe kombëtar. Gjithashtu, në një varg shkrimesh “DITA” ka paralajmëruar për gropën e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ekspertë të njohur të fushës i kanë bërë me dije publikut, por edhe qeverisë, se kjo rrokopujë, e cila u shndërrua në një ngjarje kriminale duhet të ndalej. Më mirë vonë se kurrë. Ashtu si edhe mjaft çështje të tjera, mbijetesa dhe fuqizimi i fondit të pensioneve është shndërruar në një emergjencë kombëtare.
Si ka mundësi një institucion shtetëror të mos paguaj kontributet?
Faktikisht kjo ka ndodhur. Dhe në disa kontekste të caktuara. Deri para pak vitesh, mospagesa e kontributeve tolerohej edhe nga degët e Thesarit. Sidomos kur kontributet derdheshin direkt në llogarinë e ISSH. Kjo e fundit vazhdon të sillet si një bamirëse e madhe, por e papërgjegjshme, me paratë e taksapaguesve dhe buxhetin e shtetit. Ndërmarrjet shtetërore nuk kontrolloheshin ngaqë nuk kanë llogari buxhetore, por likuiduese. Për këtë arsye, ato e kanë pasur më të lehtë të manovrojnë dhe abuzojnë. Sytë duhen mbajtur hapur ndaj ndërmarrjeve shtetërore si ujësjellësat, repartet ushtarake, agjencitë e ndryshme etj., të cilat mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen këtë praktikë. Por pavarësisht nga rrethanat dhe kontekstet, ky është një veprim i papërgjegjshëm dhe vetëshkatërrues për sistemin e pensioneve. Mospagesa, pra, ka ndodhur për shkaqe të ndryshme. Ndërmarrje të caktuara buxhetore dhe shtetërore mund ta kenë neglizhuar se kanë pasur fonde të kufizuara. Dhe papërgjegjshmërisht, e kanë gjetur kamardaren e shpëtimit atje ku nuk duhej: te fondi i pensioneve. Këta torollakë e kanë konsideruar detyrimin e pagesës së kontributeve të pensioneve një detyrim të dorës së dytë dhe jo si një problem kritik dhe jetësor të sistemit të mirëqenies. Ka ndodhur që fondet të jenë devijuar edhe për veprimtari të tjera, ndoshta edhe tendera. E keqja ka qenë edhe më thellë. Mjaft institucioneve u janë planifikuar buxhete të pamjaftueshme, duke u kumtuar tërthorazi “Bëni si të bëni, jepni pagat dhe fusni gërshërët kontributeve”. Vajmedet o ish-qeveri e shqiptarëve!
Si mund të zgjidhet ky problem?
“DITA” ka kërkuar mendimin e ekspertëve të cilët sugjerojnë se për tre grupet kryesore të debitorëve, ndërmarrjet buxhetore, ndërmarrjet shtetërore dhe ndërmarrjet private, problemi kërkon zgjidhje specifike. Së pari, ndërmarrjet buxhetore duhet t’i përfshijnë këto detyrime në llogarinë e detyrimeve të prapambetura dhe të programojnë shlyerjen e tyre për një periudhë një-dy vjeçare. Së dyti, ndërmarrjet shtetërore duhet të detyrohen të paguajnë, duke nënshkruar marrëveshje me Tatim-Taksat për një shlyerje të kalendarizuar të këtyre detyrimeve. Së treti, ndërmarrjet private duhet t’i shlyejnë menjëherë këto detyrime. Midis tyre mund të ketë ndërmarrje, të cilave qeveria u ka borxhe. Detyrimet duhet të mbahen nga këstet e borxheve që do të shlyhen. Të gjitha subjektet private duhet t’i shlyejnë detyrimet një për një. Qeveria ka krijuar një klimë favorizuese dhe miqësore me sipërmarrjen. Por edhe sipërmarrja duhet të tregohet korrekte me të punësuarit e vet, duke shlyer një për një të gjitha detyrimet. Së katërti, mosshlyerja e detyrimeve të kontributeve të pensioneve, në raste të caktuara, të cilat duhet të identifikohen, mund të përbëjë edhe një vepër penale. Në këtë rast, përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht.
ISSH që kriminalisht bën sehir
Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet një bamirës i madh. Ky institucion, në kundërshtim me ligjin, është vetëpërcaktuar si një institucion që vetëm shpenzon paratë e shtetit dhe të kontribuuesve dhe as që e ka në fokusin e vet grumbullimin e kontributeve. Edhe sot e kësaj dite drejtuesit e ISSH na sillen si engjëj, të cilëve u kanë rënë në qafë drejtorët e papërgjegjshëm të qeverive të kaluara. Por nuk është kështu. Kjo gropë e madhe, po të qe për ISSH-në, do të ishtë shndërruar në një piramidë që do zinte brenda shtetin. Nëse piramida nuk u rrëzua, merita nuk është e ISSH-së. Për më tepër, kjo nuk e çliron këtë institucion nga përgjegjësia. Mosderdhja e kontributeve të pensioneve ka ndodhur para syve dhe nën hundën e drejtuesve të ISSH-së. Vërtet kontributet derdhen në organet e Tatimeve, por ISSH merr rregullisht, e detyruar nga ligji, kopje të listë-pagesave. Pse ka heshtur ISSH kur listë-pagesat kalonin pa derdhjen e kontributeve. Çfarë pune më të rëndësishme kanë drejtuesit e këtij institucioni, përveç kqyrjes së derdhjeve të kontributeve. Mirë që nuk i mbledhin vetë, por pse neglizhojnë kontrollin e derdhjes së tyre? I shkon këtij institucioni të paaftë të bëjë sehirxhiun dhe qokaxhiun me paratë e shqiptarëve dhe të shtetit të tyre? Për më tepër, kur degë të Institutit nuk kanë paguar, siç rezulton, as kontributet për punonjësit e tyre? A ka tallje më të madhe me detyrën dhe misionin fisnik të këtij institucioni? Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta japin organet e drejtësisë. Ndërsa qeveria ka për detyre të hetojë administrativisht se përse ISSH shërben si streha e grumbullimit të grave, motrave dhe të afërmve të VIP-ave të vendit? As qeveria, as Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk duhet të miklohen nga fasada e jashtme e këtij institucioni-piramidë. Ato duhet të hyjnë në labirintet e këtij institucioni dhe të mos habiten me ato që do të zbulojnë. Sepse ISSH, me gjendjen në të cilën është, po shndërrohet në një gjyle të rëndë në këmbët e qeverisë dhe në zbatimin e reformës së pensioneve. Nuk mund të ketë reformë të pensioneve, pa reformë të ISSH!

Ne Gjermani, kjo quhet krim ekonomik dhe denohet ashper, deri ne heqje license dhe falimentim.
Ketyre subjekteve private, duhet ti bllokohen kontot bankare, ndersa ato subjekte shteterore, qe kane bere kete krim, duhet te arrestohen.
Ah sikur edhe ketu tek ne te ndodht’te keshtu!Por mjerisht mbetem duke thene perhere;-Ah sikur
Kjo ka shume me rendesi sesa pagesat e vonuara te energjise elektrike, flas per pagesat jo per vjedhjet. Duhet nje sulm frontal per kete problem, qe te formailizohet puna. Ky eshte hapi i pare, pastaj si hap i dytë te formalizohet biznesi, ne kuptimin qe te paguaje detyrimet fiskale sipas ligjit. Eshte fakt i njohur qe bizneset punojne me dy pale dokumenta.
nje pyetje per keshilltarin e ministrit:
Kjo ISSH qe ka lejuar kete gjendje ka ndonje pergjegjesi???
Me sa di une, ISSH e dikurshme eshte e njejta me ISSH e rilindjes.
Reformist apo konformist?
Zgjidhni e merrni se te dyja nuk mund te jeni.
Naten e mire
BURG BURG BURG
PO NE QE NA LA OSSHEE-JA PER VIT TE RI PA DRITA, CFARE DUHET TE MARRIM SI SHPAGIM.
APO TA POMPOJME NJEHERE RAMEN FORT NGA PRAPA???!!!!!!!!!
persa kphe issh te jete vend grumbullimi i bastioneve politike te pdiu dhe pd kjo gje nuk rregullohet. Qe nga drejtoresha e deri te inspektoret e lundres qe e kane kthyer ne nje vend pune biznes. Kontroloni skedate e tyre te shihni se kush punon aty.
Aman ore po nxirrini pergjegjesit dhe denoni nje te pakten sa per te n’a i mbajtur frymen dhe shpresen gjalle!
KY ESHTE NJE KRIM I RENDE DHE MBAN PERGJEGJSI NE RADHE TE PARE ISSH DHE MINISTRIA PERKATESE SEDYTE INSTITUCIONET SHTETERORE QE NUK KANE PAGUAR KONTRIBUTET DHE FIRMAT PRIVATE ,SETRETI SHQIPETAREVE TE CILET KANE PUNUAR DHE NUK JANE PAGUAR KONTRIBUTET TI PAGUAJE SHTETI SA ME PARE ,,QEVERIA BERISHA DHE ADMINISTRATA E TIJ TE KERKOJNE FALJE PARA SHQIPETAREVE DHE TE HAPE RUGE PER TE DHENE KONTRIBUTET SHQIPETAREVE DHE PERGJEGJESIT TE SHKOJNE NE BURG ,AS NE SHTETET AFRIKANE NUK KA NDODHUR KJO QE KANE BERE KETA FAQEZINJ..
me sa duket ISSH na …
Me sa duket ISSH na qenka bere ISIS, i mbushur me xhihadiste, gra dhe motra VIP-ash, qe vrasin kontributet e pensioneve te ardhshme dhe i drejtojne tytat e armeve reformes se pensioneve, per ta vdekur foshnjen pa lindur akoma. Keta xhihadiste pa callme duhen nxjerre para togave te zeza, qe ta shohin mire te zezen qe i kane bere ketij populli qw robtohet dhete cilit i vidhen ne te gjitha format parate, jo vetem ato te dites se sotme, por edhe ato te neserme.
Turp per kete ISIS qe ka mbire ne kete vend te mbushur me hajna e fullhajna qe vjedhin, vjedhin dhe supervjedhin kete popull dhe askujt nuk po i hyn gjemb ne kembe.
Sepse nuk ka drejtesi, drejtesine e kane kapur ne dore xhihadistet e plepave te Saliut dhe Gazidedes, si gjin gjonet e cefat me shoke, qw mbrohen nga nje klloun qe heq e ve mustaqe dhe organizon ballo kur popullit i ka shkuar thika ne kocke.
Duhet hapur nje grope e madhe ku te futen te gjithe megahajdutet qe bredhin te lire pas 23 qershorit, ndryshe vendit dhe ekonomise do t’i behet gropa.