Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar të Territorit, kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PS-së dhe atë të FRD-së për lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Duke folur rreth planit rregullues të Tiranës, kryeministri Berisha gjeti rastin të vinte në shënjestër kundështarët e tij politikë, Rama dhe Topi, të cilët në kohën për të cilën flet ai ishin në krye të Presidencës dhe Bashkisë së Tiranës.
“Vitet e fundit, planin për të cilin kishte nevojë jetike kryeqyteti, e bllokoi tërësisht babëzia. Si në asnjë qytet tjetër të Europës, kryeqyteti i Shqipërisë ra pre e babëzisë. Kjo është e vërteta, nuk ka pasur asnjë faktor tjetër që ka lënë kryeqytetin e Shqipërisë pa plan rregullues përveç babëzisë. Ndaj dhe ish-kryetari i bashkisë do të regjistrohet në historinë e Shqipërisë si kryetar i babëzisë. Përgëzoj Bashkinë e Tiranës për guximin e madh që treguan për të anuluar planin që ishte bazuar kryekëput në politikën e ndëshkimit dhe shpërblimit. Shpërbleheshin dhe korruptoheshin zyrtarë të lartë, përfshirë kryetarin e shtetit, që shiti karrigen për 3 leje ndërtimi”, tha Berisha.

Ka disa ditë që Sali Berisha dhe Lulzim Basha shfaqen në media duke sulmuar kryetarin e opozitës për punën që ka bërë kur ishte kryebashkiak.
Së fundmi u shfaqën duke paraqitur planin e ri të Tiranës, një plan që ka ekzistuar më parë, por që Basha e ka rishkruar për të mbushur me njolla pallatesh çdo hapësirë të mbetur në këtë qytet të ngufatur.
Kryeministri Sali Berisha, duke u zgërdhirë, tha se Edi Rama ka qenë kryetari i babëzisë.
Ka dy gjëra që të trishtojnë në këtë histori:
Së pari, që Berisha tani në fund të tetë viteve, ka nisur të zbulojë se ka të rinj të papunë, ka fermerë me halle, ka të punësuar që paguajnë shumë taksa, etj.
Së dyti, të trondit kur sheh një kryeministër që gëzohet se Tirana, ku jetojnë gjysma e shqiptarëve, është në gjendje të mjerueshme.
Po ti zoti kryeministër, çfarë ke bërë për Tiranën në këto tetë vite?
Se ta pret rradakja se nëse nuk ka fuqinë e kryeministrit nga pas, Tirana nuk do ndryshonte kurrë.
A të jep gëzim fakti kur lëshon mufka që Tirana nuk ka infrastrukturë, që Tirana nuk ka investime të huaja?
Ti çfarë ke bërë? Ke lënë shenjë në këtë kryeqytet? Apo ke lënë shenja në Durrës? Ose në Elbasan? Apo në Vlorë?
Të paktën Edi Rama i ka lënë shenjat e tij e jo vetëm në Parkun Rinia, në pastrimin e ndërtimeve në Lanë, në shtimin e pemëve, por edhe në zgjerimin e disa rrugëve si ajo hyrëse në Laprakë, Unaza e Vogël, një pjesë e mirë e Unazës së Madhe, rruga për Kombinat, ajo për Porcelan, për Kinostudio, etj.
Ti si kryeministër çfarë ke bërë për t’u dhënë jetë atyre getove që e mbytin Tiranën.
Kur mbytesh nga gëzimi se Kamza, Paskuqani, Kashari, Farka e Dajti janë shtuar sa qytetet më të mëdha në vend, a e di se ato janë thjesht geto?
Na thuaj se sa shkolla, spitale, klinika, parqe, apo mundësi punësimi kanë këto zona?
A nuk i sheh në mëngjes fëmijët nga të gjithë këto geto që dynden në Tiranën e vijës së verdhë, sepse nuk kanë shkollë aty ku jetojnë?
A nuk i sheh njerëzit që dynden në ambulancat e Tiranës, spitalet e këtij qyteti, kur komuna si Kashari apo Paskuqani nuk kanë asnjë të tillë?
Madje edhe për një certifikatë i ke të dyndur në Tiranë.
Çfarë ke bërë ti për t’i dhënë jetë këtyre qendrave, që të mos i marrin frymën Tiranës.
U ke bërë rrugë? Apo kanalizime? Apo ujësjellësa?
Ah, po, ke bërë Rrugën e Kombit. Duhet të ta dijë për nder mbarë Tirana, Durrësi e më tej.
burra kurve!
Ky vazhdon te flase percart, pa fakte vetem, fjalen babezi e permend dhjetera here.
Tani,pasi te heqe votimin me 3/5 ne bashki,do ta heqe edhe ne parlament.Mire se erdhe Z.Berisha,sundimtari i ri i shqiptareve !!
Shenim: Topi shiti karriken per tre leje ndertimi,ndersa Ti,
mizerabel, qe ke emrin Saliqeni,shite tere Shqiperine per
nje kolltuk te dhjere. Edhe kush ka goje te flase ?! Njeriu
me i inkriminuar i te gjitha kohrave ! Flet nje vrases,nje
katij, nje mafioz,nje hajn,nje bandit i dimensioneve te papara ndonje here ne token e shqipeve.