Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Mbështes veprimet e qeverisë për luftën kundër abuzuesve me energjinë elektrike e vënien e tyre para ligjit. Po për konsumatorin kush përgjigjet? Përse të mos ketë specialistë të paguar nga KESH-i për difektet e të mbajë përgjegjësi për punën e kryer? Kush përgjigjet për dëmet që vijnë nga luhatja e energjisë, si djegia e shtëpisë, e orendive e deri në humbje jetësh apo prishja e orendive nga rryma që ndriçon si qiri? Përse ndërpritet disa herë në ditë pa paralajmërim e askush nuk mban përgjegjësi? Përse nuk ka një numër për të marrë e dhënë informacion? Përse ka abonent pa matës? Po përse merren masa vetëm për konsumatorin? Këto e të tjera probleme kërkojnë zgjidhje, prandaj qeveria të plotësojë detyrat pastaj të kërkojë të drejtat. Ligji të zbatohet nga të gjithë. Komandanti, Manëz, Durrës.
