Në vitin 2000, Thaçi ishte lider i një partie tjetër, jo i PDK-së! (Dokument)

Dita

Kryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, jo gjithmonë ka qenë lider i kësaj partie, ndonëse në kujtesën e kosovarëve ai njihet vetëm si lider i PDK-së.

Kjo parti, menjëherë pas luftës, është quajtur Partia e Progresit Demokratik (PPD), dhe kryetari saj ka qenë Hashim Thaçi.

partia111
Dokumenti

Uk Lushi, anëtar i brigadës “Atlantiku” (brigadë e cila në mesin e saj ka mbledhur bashkatdhetarë nga SHBA, për luftën e Kosovës në vitin 1999), në profilin e tij në Facebook ka postuar një ftesë të cilën ia kishte bërë partia e parë e liderit të tashëm të PDK-së, Hashim Thaçi (atëherë PPD), për të qenë pjesë e punimeve të këtij subjekti politik, raporton Telegrafi.

“Një ish-bashkëluftëtar nga ‘Atlantiku’ e kishte gjetur këtë ftesë sot në arkivin e tij. Sapo e pashë buza mu shkreh në një vajqeshje të çuditshme. Me sa di unë askush nga atlantikasit nuk patëm shkuar në Kongres. Por, pas gati 15 vitesh, më duhet të pyes: a e kemi nderuar dhe a jemi duke e nderuar veprën e të rënëve, a kemi dhe a jemi duke e realizuar plotësisht amanetin e tyre, si dhe a kemi punuar dhe a jemi duke punuar për aspiratat tona kombëtare?!”, ka shkruar Lushi.

Share This Article
1 Comment
  • Me vjen keq per padijen tuaj.

    Pas luftes, ne Kosove,ne qershor 1999 nga rradhet e levizjes clirimtare dhe te UCK-se doli partia Bashkimi Demokratik. Thaci nuk ishte pjese e saj,sepse ishte kryeminister i qeverise se perkohshme.Ne votime fitoi kryetari i deriatehershem Bedri Islami,i cili u terhoq,duke thene se nuk do te jete me ne politike aktive.Drejtues u zgjodh bardhyl mahmuti. Disa muaj me pas u be bashkimi mes kesaj force politike dhe Drejtorise Politike te UCK-se,ku ishte edhe Thaci.Drejtues u zgjodh Thaci,zevendes B.Mahmuti,per sekretar te pergjithshem U zgjodh Jakup Krasniqi dhe u percaktua nje emer i perkohshem i partise deri sa te behej kongresi. Emri i perkohshem ishte partia e progresit Demokratik,Kongresi vendosi emerin perfundimtar Partia Demokratike e Kosoves. Propozimi erdhi nga Thaci,por ishte ide e Arber Xhaferit.Pra eshte e njejta parti e jo dy te ndryshme.Emeri Partia progresit Demokratik ishte i perkohshem,dy ose tre mujor.

    Kjo per sqarimin e lexuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *