Donadoni mirëpret Lilën: Më ka lënë përshtypje të mira

redaktor

Andi Lilës i janë dashur vetëm pak ditë të Parma për të impresionuar trajnerin e tij të ri, Roberto Donadoni. Një futbollist që gjithçka e ka ndërtuar me punë, i gatshëm gjithmonë për tu sakrifikuar e për të dhënë shpirtin në fushë dhe i fortë fizikisht. Janë cilësi që në Shqipëri, Andi Lilës ja njohin të gjitha ata që ndjekin futbollin e kombëtaren kuqezi. Pikërisht falë tyre kanë mjaftuar disa seanca stërvitore në Itali që Lila të lërë menjëherë përshtypje të mira në aventurën e tij të re, duke fituar vlerësimin e trajnerit Roberto Donadoni që nuk i kurseu elozhet për shqiptarin në konferencën tradicionale të shtypit para ndeshjes me Fiorentinën.

“Andi deri më tani lënë përshtypje të mira, mbi të gjitha për dëshirën që ka për tu afirmuar dhe vendosmërinë e tij. Në aspektin kualitativ jam ende në fazë vlerësimi, por është një futbollist i fortë fizikisht dhe kjo nuk është pak”, deklaroi trajneri i Parmës në konferencën për shtyp.

Lila nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë të vitit me Fiorentinën, Donadoni bëri të ditur se është e pamundur ta ketë në dispozicion futbollistin për sfidën e kësaj të marte për motive burokratike, por gjithsesi në pritje për të shfaqur vlerat e tij në stadiumet e Serisë A, fjalët e Donadonit janë një vlerësim që tregon për një nisje me këmbën e mbarë në një nga kampionatet më prestigjioze të kontinentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *