Tepelenë, peticion kundër gërmimeve për ushtarët grekë

anazapta

Një grup të rinjsh kanë protestuar sot në Tepelenë kundër kërkimit të eshtrave të ushtarëve grekë në territorin shqiptar. Grupi i djemve patriotikë të Tepelenës e kanë zhvilluar protestën e tyre para monumentit të Ali Pashës. Ata thanë se për sa kohë shqiptarët nuk kanë gjetur të drejtat e tyre në Greqi, kjo e fundit nuk ka të drejtë të kërkojë eshtra në Shqipëri.

Të rinjtë thanë se kanë nisur të mbledhin firmat e qytetarëve, për të mbështetur një peticion kundërshtues ndaj gërmimeve.

 

Kërkimet e eshtrave të ushtarëve grekë, refuzon Komuna Pojan: Nuk ka pasur luftë

15 shkurt – Komuna Pojan në Korçë refuzon kërkimet për eshtra të ushtarëve grekë. Komuna Pojan bëhet e para që kundërshton zyrtarisht kërkimet për eshtrat e të rënëve grekë gjatë luftës. Kryetari i komunës, Alfred Berberi, tha se është konsultuar fillimisht për këtë qëndrim me banorët e zonës,  sipas të cilëve rezulton se në Pojan nuk ka pasur ndonjëherë luftime mes grekëve dhe italianëve. Si përfundim, ata i kanë dërguar një përgjigje negative Bashkisë së Korçës lidhur me marrëveshjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Komuna Pojan është pjesë e listës së zonave të përcaktuara për gërmime.

 

Share This Article
2 Comments
  • Berisha eshte bosi i Trustit te Funeraleve te gjallet i vret dhe i varros ,,te vdekurit i cvarros dhe ben heronj ,,,,,,vetem kocka ,,,e tmershme ,,duhet hedhur poshte KELLIRA

  • Bravo o k/komunes se Pojanit dhe nen shembullin tend duhet te veprojne te gjithe komunaret e korçes dhe ti thone qelbesires greke largohu nga vendi jone se ne jemi vendi i shqiponjave dhe ju jeni vendi i evgjiteve.Ju bejme thirrje nga larg me zemer ne dore se shqiperia ka pasur dhe ka burra por mos u ligeshtoni nga veprimet e nje kremineli nga viçidoli se ai i ka ditet e numeruara dhe shqiperise do ti dale per zote nje burre,nje shqiptar,nje atdhetar i vertete.Poshte tradhetaret ,poshte greket e pabese qe mbajne akoma ligjin e luftes dhe kete e bejne nga nje injorance e thelle qe kane dhe qe trashegojne. Ne duame fqinjesi te mire me te gjithe popujt por jo me hile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *