AKU sekuestron produkte të skaduara në kioskat përreth spitalit të Fierit

Dita

DRAKU Fier ka sekuestruar gjatë ditës së djeshme 50 litra pije analkoolike, të cilave  u kishte skaduar afati për tregtim.

Në tregun fierak vijonte tregtimi i një sasie lëngjesh kryesisht të frutave, të cilat kishin skaduar.

Drejtori i AKU Fier, Frederik Çuko, deklaroi se gjatë ditës së sotme janë kontrolluar dhe  marrë masa ndaj disa subjekteve të cilat , tregtonin mallra të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit , pranë Poliambulancës në Fier.

Gjatë muajit dhjetor, vetëm në qarkun e Fierit , janë gjobitur gjashtë subjekte dhe një subjekt është mbyllur për shkak  të tregtimit të mallrave ushqimorë, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Ndërkohë, Cuko u bëri gjatë ditës së sotme thirrje qytetarëve , që të denoncojnë në çdo rast , kur evidentojnë mallra ushqimorë të skaduara , në mënyrë që AKU të marrë masa , për të garantuar sigurinë ushqimore.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *