Juventusi dhe Interi kanë barazuar në derbin e Italisë (1-1) që u zhvillua në shtëpinë e Zonjës së Vjetër në Torino. Gjysma e parë u dominua nga Juventus.
Goli erdhi që në minutën e ‘5 nga Carlos Tevez.
Interistët krijuan rrezik sidomos nga e majta, mirëpo finalizimi ishte i dobët në fraksionin e parë.
Por Interi luajti ndryshe në pjesën e dytë. Shumë shpejt u inkuadrua në lojë transferimi i ri i zikaltërve, Lukas Podolski.
Angazhimi i lojtarëve të Interit u kompletua me barazimin e rezultatit. Një pasim i mrekullueshëm nga Guarin u prit nga Mauro Icardi, i cili e dërgoi topin prapa shpinës së Buffon (64’).
Barazimi i rezultatit i aktivizoi bardhezinjtë, por edhe zikaltrit ishin në të njëjtin nivel të lojës dhe ishin shumë të rrezikshëm sa herë që e kishin topin.
https://www.youtube.com/watch?v=NU6KkoC0qwg
https://www.youtube.com/watch?v=rjM0yys7vek
