Së pari i uroj DITA-s vit të mbarë dhe e përgëzoj stafin drejtues për orientimin jashtëzakonisht efikas të politikës së saj redaksionale. Dikush e ka përcaktuar opinionin mes dijes e injorancës! Ai është thjesht mendim i dikujt për diçka dhe këtë të drejtë e kanë qysh nga deputetët “mendjendritur” deri tek populli “injorant”. Jam në një mendje me DITEN që duhet dëgjuar edhe sovrani i “paditur”. Dikur kam dhënë një mendim për hapjen e dosjeve. Furtunë në gotë apo shashkë me tym? E zakonshme në Shqipëri. Babain e kam patur sekretar partie në atë kohë dhe spiunimi ishte pjesë funksionale e detyrës së tij. Edhe Doktori ishte si babai im me ndryshimin se ky i fundit është gjallë dhe vazhdon të spiunojë nga poshtë krevateve të të tjerevë. Do të ishte naivitet i pafalshëm të besoja që të kishin kursyer pushtetarët e këtyre 25 viteve ndonjë dokument arshivor denigrues për ta. Me siguri matematike do të dalë fajtor babai im që ka vdekur para 20 vitesh. Qesharake dhe e neveritshme njëkohësisht. Mendoj se Shqipëria nuk e ka luksin të merret sot me shashka e tymnaja që nuk i shërbejnë aspak, përkundrazi është një humbje kohe e pafalshme. Nga Profeti
Dërguar me email
në adresën e redaksisë
