Sot që po shkruaj, (dje) kam kaluar ditën më të keqe të jetës sime… për veten, familjen, të afërmit, miqtë, dashamirësit, njerëzit që mua më duan! Kur dikujt i përlyhej emri pa të drejtë dhe i bëheshin gjyqe publike përpara se drejtësia të thoshte fjalën e saj të fundit, i thoja vetes e të tjerëve: Ah, veç mos më ndodhtë mua, por Zot mos më vër në provë se nuk e di çfarë do bëj. Mua më ndodhi! Më “arrestuan” në një qendër komerciale në Itali se kisha vjedhur produkte kozmetike me vlerë 400 euro dhe kolegët e mi të shtypit nxituan të bëjnë lajm me “vip-in” që s’e ka kërkuar kurrë famën nëpërmjet kryetitujve, as duke bërë çmendurira bisturish, as duke ekspozuar partnerët, as dallaveret dhe jetën sociale me shefat, as miqësitë me njerëzit e politikës apo të biznesit. Nuk po shkruaj këtu për të treguar se sa e ndershme jam, por për t’ju treguar se sa e rezervuar jam dhe ashtu si mua, edhe ju, kujtdo mund t’i ndodhte të rastiste në një vend të gabuar. Për herë të parë, pas pushimeve të fundit të shkollës 8 vjeçare, po bëja pushimet me prindërit e mi tek të afërmit e mi në Itali (e verifikueshme shumë kollaj nëpërmjet sistemit TIMS) dhe si kushdo, edhe ne kemi shëtitur sëbashku, siç rasti e deshi të ishim prezent në një vjedhje në një super qendër tregtare, e jo në një supermaket siç flitet në mediat tona. Pas izolimit të të gjithëve në qendër, pas denoncimit, u detyruam të dëshmojmë të gjithë… sigurisht duke qenë dëshmitarë të ngjarjes. Nuk është faji im që ata që vodhën ishin shqiptarë…kishte edhe plot të tjerë të tillë që nuk vodhën, edhe unë midis tyre. Ju përgjigja karabinierëve italianë me sinqeritet….nuk u thashë atyre se jam gazetare për të tërhequr vëmendjen, por për t’u thënë të vërtetën, ashtu siç do u thosha po të isha mjeke, ekonomiste, juriste, veterinere, sanitare, roje… Ju përgjigja me sinqeritet, pavarësisht se nuk e dija që do më hapnin dyert e klasës milionere, për shkak të dëmit që më kanë shkaktuar, duke përdorur deklaratën time, për të shprehur racizmin e tyre të ndyrë karshi nesh… ata kishin një “plaçkë” të majme në dorë, një “albanese famosa”. Hidhini një sy gazetës “L’eco di Bergamo”, të datës 6 janar 2015. Si ka mundësi që arrestohen katër shqiptarë (bashkë me ta, edhe unë) dhe jepen vetëm të dhënat e mia…. Si ka mundësi të jem e arrestuar, kur për t’u mbushur mendjen të tërë të uriturve, m’u desh të bëj një video nga shtëpia e të afërmve ku po qëndroj? Pse duhet të postoja biletën e kthimit gati-gati duke u shfajësuar për t’u mbushur mendjen të gjithë palaçove të blogjeve online që s’lanë gjë pa thënë. Nuk e di pse pata nevojë ta bëj këtë…jo sepse isha e dobët, por se nuk jam mësuar me të tilla ngjarje.
Por mua nuk më dhemb Italia, se këtyre do t’u marr shpirtin… edhe lekët dhe kur të bëhem milionere, do hap një biznes që të heq dorë nga gazetaria, profesioni që ka marrë më qafë njerëz pa fund… Të gjitha gazetat kanë pa pëjashtim adresën time të emailit sepse më çojnë aty faqet e para, por askush nuk denjoi të shkruajë një rresht e të më pyesë: A ka lidhje me ty kjo që po lexojmë? Ç’ishte gjithë ky nxitim për të më hedhur si kockë qensh? Një pjesë i falënderoj se korrigjuan pasi i kontaktova vetë, ama një pjese tjetër, shumë para nuk u marr dot, se nuk kanë morra e jo më lekë, por maksimumin do u marr, plus do shoh me kënaqësi fytyrat që nuk ma morën dot fytyrën e nuk do ma marrin kurrë! E kur të bëhem milionere, do u paguaj edhe lekët e rrogave që kanë muaj pa i marrë! Do hap edhe një shkollë, ku të përgatiten gazetarë e jo stallierë në vend të tyre!

Me duhet te tregoj moj zonje apo zonjushe, jetojme ne Shqiperi.
Thashethemi dhe shpifja, eshte ngritur ne sistem, qe fillon nga kreu i parlamentit, kujto zonjen Topalli, deri ne qeveri, kujto zotin Berisha.
Shpifje qe kurre nuk jane gjykuar, se ska kush ti gjykoje dhe kur nje shpifje nuk gjykohet, ajo behet nje thashethemnaje qe merr force, nga buzet e tregimtareve te kafeneve, ku shtohen pjeset qe i interesojne tregimtarit, per tu dukur sa me i besueshem.
Ne lajmin qe tregon “vjedhjen” tuaj, kam treguar nje histori, qe kam qene vete deshmitar, por sigurisht, personat e perfshire, ishin persona te panjohur, qe si kishin zene dikujt rrugen dhe si te tille, nuk e mori vesh njeri, ashtu sic nuk dime se kush jane me emer dhe mbiemer, hajdutet shqiptare, qe rastesia ju hodhi edhe juve ne ate market api dyqan cfaredo qofte.
Une pa ju njohur, nuk besoj dhe nuk bie pre e ngjarjeve, te tilla dhe aq me teper te marr persiper te tregoj nje ngjarje, qe nuk e kam pare me syte e mi.
Zonje apo zonjushe, me duket se dikujt i ke zene rrugen, se nje vend pune sot, eshte me i vlefshem se karakteri.
Po Horr Merkel , “..dikujt duhet t’i ketë zënë rrugën”? Tung!
Llafe llafe, si puna e Bajrabes…Njerez te babezitur qe nuk ngurojne te vjedhin edhe ne superrmerkatot publike pavaresisht pozicionit ne shoqeri…
lutem lexoni artikullin: http://www.ecodibergamo.it/stories/Cronaca/albanese-ruba-cosmetici-allipernon-centro-sono-una-giornalista_1097999_11/
te tjerat jane llafe justifikuese..pa sens te nje harbute qe mundohet tu hedhe hi njerzve…qe tani e tutje kjo vajza mban tutullin” gazetarja hajdute”…Ka kohe qe emri i shqipetarit te thjeshte e punetor lidhet me te tille harbute…mjaft me..
O Kozeta,
E ke degjuar ate perrallen e La Fontenit, me z. Pepeta….?
Z. Pepeta, Melodie ca veze, i hidhi ne shportë dhe i ne koke….
– Keto Veze, -tha gjithe gezim, do shkoj ti shese…E me ato pare do blej nje fustan…
E me ato leke qe do me teperojne, do blej nje pale corape,…
…Dhe po me teperuan do bleje ca kozmetike…
Dhe ….
Duke u tundur e shkundur nga gezimi, i ra shporta nga koka
DHE I THEU TE GJITHA VEZET….
Edhe puna jote…
FITO NJE HERE GJYQIN ME GAZETAT DHE POLICINE DHE PASTAJ MENDO PER
M I L I O N A T….qe do fitosh
…..dhe se çfare do besh me to!!!!!!!!!!!…..
O Kozeta,
E ke degjuar ate perrallzen e La Fontenit, per z.Pepeta?…
Z. Pepeta, mblodhi ca veze, i hodhi ne shportë dhe i vuri ne koke….
Dhe shkoi ti shiste…
-Me keto vezë, -tha gjithe gezim, mbasi ti shese, e me ato pare, do bleje nje fustan…!
Me ato leke qe do me teperojne, do blej nje pale çorape….
Dhe po më teperuan, do blej ca kozmetike…
Dhe…
Duke u hedhur e shkundur nga gezimi, i ra shporta dhe ju thyen vezet!…
Edhe puna jote, o Kozi…
Fito nje here GJYQIN me Gazetat dhe POLICINE, dhe pastaj mendo per…
M i l i o n a t….
që do fitosh dhe se çfarë do besh me to!!!!!!!!!……
Idiote !!!!!!!!!
kozetaaaa zemra vogeeel…. mos e traj capin fare motra. albanistan hesapi.
Kam përshtypjen se znj. Kozeta është viktimë e një sistemi ku kushdo nuk është i imunizuar nga viktimizimi dhe fajësimi pa të drejtë? Këtë përshtypje pata qysh dje kur doli lajmi prandaj nuk komentova? Jetojmë në një botë ku përbaltja po bëhet në mos është bërë profesion!? Tung!
kozi ke quan ti SUPER QENDER TREGTARE ti brembaten.ha ha ha na shkrihe fare o goce.po te freskoj memorien se nga emocionet ndoshta nuk e mban mend.ka nje super market ushqimor brenda dhe disa dyqane.
Vezet e La Fontenit nuk ishin BIO…
E’ aftesia gati -gati magjike e shqiptarit te arrije ne perfundime sic do ai..kjo deshire qe i gelon perbrenda si nje klithme e deshperuar prej ujku te uritur qe nuk sheh ndonje pre fatkeqe per ta shqyer…dhe kur s’ka ç’ben (shqiptari i semure) nxjerr vrere,se ashtu e’ dhe vete: i vrerosur.
(Kujtoni ketu rastin e nje profesori shqiptar ne USA,anetar akademia..sa shpejt e harruan,larguan dhe poshteruan perpara se te kishte rezultat zyrtat…por deklarata e policise amerikane i coi gjerat ne vend te vete)…Pra prisni o njerez.mos shpertheni ne deshirat tuaja mjerane dhe ironite hipokrite te kota, sepse po flisni ne tym dhe jeni ne fushe boshe..
Zhgenjmin ja kuptoj kesaj vajze kaq te zonje gazetare,sepse ka karakter..degjoni thjesht fjalet e saj dhe duhet te ndjeni nje ndjenje turpi qe Kozeta te detyrohet te justifikohet per dicka qe e’ shume km larg nga ajo.. Sa mungese etike dhe edukate te ironizosh tjetrin per dicka qe s’do uroje kurre te te ironizonin ty ose vajzen ose motren tende(pa te drejte) .
Suksese Kozeta,
Kur degjoj shqiperimin tend,kuptoj se shqipja e’ gjuhe e bukur!
Kurse une do t’i sugjeroja Kozetes se ka bere gabim duke pergenjeshtruar “vjedhjen” ! Zonja Kozeta , ti do te fillosh te besh perpjekje per te vendosur drejtesine dhe t’iu marresh miliona “harbuteve te genjestres” ! Eshte rruge e gjate dhe e lodhshme ! Degjo mua !
Jo miliona , por miliarda do te beje ne rast se nuk beje pergenjeshtrimin ! Do te figuroje me CV edhe me profesionin “hajdute” ! Kjo do te hapte rruget e pushtetit ne menyre te papare ! Para , aksione , privilegje , poste dhe nje pasuri perrallore te priste ! E kuptove pse je “nxituar” ?
“Nderin” , nuk e blen askush ne bote , dhe jo me ne nje vend qe e kane nxjerre dhe nga fjalori (ndoshta jam une nga te paktit qe e mbaj mend) !
Me kete konfirmim qe bere se je e ndershme , apo qe i jep vlere “nderit” , ke rene shume poshte ! Prit kur te te heqin dhe nga puna !
Megjitheate une respektoj zgjedhjen tende !
NUK KAM DYSHIME PER SINQERITETIN E GAZETARES,NUK BESOJ SE KA RENE NE KETO KUSHTE PER TE VJEDHUR CA SHISHE KOZMETIKE,AQ ME TEPER SE KUR CDO KUSH E KUPTON SE SI MUNDE TE DALESH NGA SUPERMERKATOJA OSE THJESHTE NGA NJE DYQAN PA PAGUAR, PASI ALARMI ESHTE GJITHNJE I PREZENT, SA PER DEM SHPERBLIMIN ZONJA (ZONJUSHA) AI MUNDE TE ZGJASE POR ASHTU SIKUR E MORI SHQIPTARI I BURGOSUR SE ISHIN MBI NORMATIVE NE DHOME E BURGUT E KA TE SIGURTE , DHE PER KETO LLOJE AKUZASH NUK ESHTE I VOGEL. AUGURI