NATO ka reaguar menjëherë pas sulmit terrorist të AL Qaeda-s në zyrat e revistës “Charlie Hebdo”, duke shprehur mbështetjen e Aleancës ndaj Francës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Stoltenberg ka deklaruar se dënon fuqishëm sulmin terrorist, të cilin e ka quajtur barbarë dhe një sulm të paprecedentë ndaj lirisë së medias.
” Me zemër jam pranë viktimave dhe famijeve të tyre. Aleati ynë, Franca ka mbështetjen tonë të plotë. Gjithë vendet anëtare të NATO-S, qëndrojnë bashkë në luftën kundër terrorizmit. Terrorizimi dhe gjithë format e tij të manifestimit nuk do të tolerohen kurrë apo justifikohen”,- dekalaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s .
