Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar sot për ngjarjen e ndodhur në Paris, ku si pasojë e një sulmi terrorist janë vrarë 12 persona dhe janë plagosur rreth 20 të tjerë.
“Franca është thellësisht e tronditur nga atentati i ulët që është kryer kundër selisë së gazetës “Charlie Hebdo” në Paris, por ajo nuk t’i nënshtrohet asnjëherë dhunës barbare të terroristëve. Ky atentat është gjithashtu një krim kundër lirisë së shprehjes : shtypi dhe gazetarët në Francë dhe në të gjithë botën nuk do të mund të frikësohen”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Gjithashtu, ambasada njofton se “Ambasadori i Francës, Berbard Fitoussi, është prekur jashtë mase nga mesazhet e solidaritetit që i kanë ardhur nga autoritetet shqiptare dhe nga të gjithë aktorët politikë të vendit. Këto mesazhe u drejtohen viktimave dhe familjeve të tyre, si dhe të gjithë popullit francez. Në këto momente të dhimbshme, Franca është e sigurt se mund të mbështetet në miqësinë besnike të autoriteteve dhe të popullit shqiptar”.

Mir esht te mos ndodhin por ja qe faktikisht ndodhin vriten te pa fajshem lendohen rende familjare TE CILET I NGUSHELLOJ ME ZEMER DHE DESHIROJ QE TE MOS JETE POLITIKA OSE FEJA SHKAKTARE QE NDES GJAKRAT DHE HUMBASIN JETE .
Europa – e europianëve !
Francën duhet t’a drejtojë Marinë Le Pen (nën kujdestarinë e të jatit Jean Mari Le Pen) dhe Fronti Nacional , e jo kokëtulë si Françoise Hollande që bredh nëpër apartamente private pas kurvave. Ka lagje periferike të Parisit, ku policia franceze nuk futet dot…
Europa budallaqe po paguan naivitetin e vet.
Jo “natë shën Bartolomeu” ndaj arabëve, por thjesht: Të gjithë arabët PA PËRJASHTIM të kthehen me hir apo me pahir në vendet e origjinës !
Kato Liku,po ato ciftet qe jane martuar,arabe me francez dhe anasjelltas,po femijet e tyre cfare do te quhen?Ma spjegon dot?Kam shume deshire te te degjoj!