Kryesorja, institucioni i ligjit

redaktor

Përshëndetje DITA! Shqetësimi për shëndetësinë është fisnik dhe i domosdoshëm. Por sot Shqipëria është një vend i karakterizuar nga pasurimi zakonisht kriminal dhe tepër marramendës i një numri individësh, familjesh dhe klanesh; varfërimi njëlloj marramendës i një pjese tjetër të popullsisë; korrupsioni i një pjese të politikanëve e sidomos perceptimi i të gjithë politikanëve si të korruptuar ose të paktën të korruptueshëm; nepotizmi dhe klientelizmi; krahinizmi ekstrem; perceptimi i ligjit si një forcë “e jashtme” e cila ia kufizon “lirinë” individit; organizimi i ekonomisë në baza parakriminale dhe mafioze; homologimi i partive politike; kriza e plotë e publikes.

Në këto kushte, demokracia në Shqipëri nuk mund të jetë veçse një kombinim i manipulimit të turmës nga elitat në pushtet dhe i shantazhit të organizatave parakriminale dhe mafioze ndaj këtyre elitave. Ndaj Shqipërisë, e para fare i duhet forcimi i “institucioneve” dhe sidomos konsolidimi i vetë institucionit të ligjit në jetën publike dhe private, në bashkëvajtje me respektin ndaj të drejtave qytetare. Të tjerat, përfshi shëndetësinë, rregullohen vetë më pas.

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *