Parandalohet një vrasje në Elbasan

Dita

Një vrasje është parandaluar mesditën e sotme në Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13.40 minuta, në afërsi të nënstacionit elektrik në Bradashesh.

Falë një ndërhyrje shumë të shpejtë të efektiveve të Komisariatit, u bë i mundur bllokimi i autorit dhe armës së krimit.

Pas një debati për motive të dobëta, Qemal Qosja ka tentuar të vrasë me armë zjarri A.P., punonjës i firmës së kontraktuar nga OSHEE-ja për të kryer punime në nënstacionin elektrik Bradashesh.

Qosja u kap në flagrancë me automatikun që e shihni në foto, me një krehër me 20 fishekë gati për të qëlluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *