Vidhte shpërblimin e veteranëve, kallëzohet punonjësja e postës

redaktor

Një punonjëse e postës në komunën Novoselë, Vlorë, është kallëzuar penalisht nga ISSH për shpërdorim detyre dhe vjedhjen e shpërblimit të Vitit të Ri që qeveria akordoi në dhjetor për veteranët.

Punonjësja e postës në fshatin Delisuf, Nadire Lako, ka rezultuar se nuk i ka dhënë të plotë shpërblimin prej 5.000 lekësh, por vetëm 2.000 lekë, një pensionisti veteran i cili kishte shkuar të tërhiqte shumën në filialin e postës. I indinjuar nga ky veprim, qytetari është ankuar menjëherë pranë zyrës së Kryeministrit, duke shpjeguar se ka marrë vetëm 2.000 lekë nga shpërblimi, dhe jo 5.000, pa firmosur asnjë dokument.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka nisur menjëherë verifikimin e rastit në fjalë, duke dalë në përfundimin se shpërblimi është tërhequr në shumën 5.000 lekë. Në vend të firmës qe vendosur vetëm mbishkrimi me emrin e qytetarit.

Më herët MMSR u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të denoncojnë pa hezitim çdo rast abuziv apo korrupsioni.

Share This Article
5 Comments
    • Ja po e denoncoj unë një rast,- në V K M thuhej se kryefamiljarët marin 3000 lek shpërblim? Mua dhe disa të tjerêve që pyeta aty na dhanë nga 2000 mijê!? Te agjensia e shpërndarjes se pensioneve në kryqëzimin e Rr. Medar Shtylla (Komuna e parisit) me unazën e Tiranës së Re, poshtë stadiumit Dinamo? Të shohim ç’do të bëni ? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *