Momenti kur i kërkohet partneres bashkimi në martesë është magjik dhe emocionues për të dy. Por kur propozimi bëhet në kornizën e njërit prej vendeve më të bukura në botë, ai moment bëhet i pavdekshëm.
21-vjeçari belg Harald Sixi ka kërkuar dorën të fejuarës Hanna pezull në 700 metra mbi Trolltunga, shkëmbi që shtrihet mbi liqenin Ringedalsvatnet, në Norvegji.
Ata kanë nisur në këmbë një ekskursion që zgjati më shumë se dhjetë orë, por në fund çifti mundi të festonte momentin më të bukur në jetë, përpara një panorame befasuese
Masivi Trolltunga gjendet 1100 metra mbi nivelin e detit.








