Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Kaçi ziu, paska qenë i sëmurë psikik, paska qenë rezident i Sigurimit të Shtetit kur ishte në Francë dhe paska mbyllur dhe Universitetin e Tiranës, pra paska shkatërruar arsimin dhe për pasojë inteligjencën shqiptare. Tani, vëreni koinçidencën: Edhe Sali Berisha, është i sëmurë psikik, edhe ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, jo vetëm atij shqiptar, por edhe i UDB-së jugosllave. Edhe Saliu shkatërroi arsimin shqiptar me mësuesit agronomë apo veterinerë e me 8 vjeçare, duke e degjeneruar arsimin e lartë në një piramidë “diplomash” me pare të thata e “krijuar” një inteligjencë tru boshe. Po ku e gjejnë njëri-tjetrin xhanëm të tillët more aman?! Shahen, ndahen, thyejnë kafka, akuzojnë e bërtasin kundër njëri-tjetrit e në fund përfundojnë në të njëjtën vathë, në vathën e PD-së të Saliut…
