Shkodër, 11 vite nga tragjedia e 9 janarit me 28 të vdekur, familjarët kërkojnë rihapjen e dosjes

redaktor

Plotë 11 vite nga tragjedia e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. Ata pretendojnë se nuk është hetuar e plotë dosja për ngjarjen e ndodhur dhe përgjegjësit e saj. Një gomone e nisur me 36 persona në mënyrë të fshehtë nga brigjet e Palasës në jug të vendit, drejt Italisë, do t’u kushtonte jetën në mënyrë tragjike 20 shqiptarëve, ndërsa 8 të tjerë do të zhdukeshin në det të hapur pa lënë gjurmë. Nikoll Mhillaj dhe Ndoc Bjeshka, në emër të familjarëve të viktimave, dolën dje në një deklaratë për mediat, në përkujtim të të afërmve të tyre, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe prokurorisë që të hapin dosjen dhe të vihen para drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje. Për shkak të motit të keq, dallgëve të larta dhe errësirës, udhëtimi i tyre drejt shpresës, për të cilin kishin paguar nga 1500 euro, përfundoi në ujërat e thella të Jonit. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës 15 deri në 33 vjeç.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *