Devoll, në kërkim si i dënuar për patentën, kapet në arrati

redaktor

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Devollit. Burime zyrtare thanë se i ndaluari është Stavri Betka, banues në fshatin Miras. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Devoll, me nr. 401, i datës 8 korrik 2014, Betka është dënuar me 14 ditë burg, për veprën penale “drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt. Pas ndalimit të tij u bë edhe njoftimi i prokurorisë dhe gjykatës për ekzekutimin e këtij vendimi dhe izolimin e të dënuarit në paraburgim për vuajtjen e masës së dhënë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *