Jeannette Bougrab, ish-ministre në qeverinë e Francois Fillon, e dashura e drejtorit të publikimeve në revistën satirike Charlie Hebdo, i cili u vra të mërkurën tha për televizionin francez TF1 se ngjarja mund të ishte parandaluar.
“Unë nuk kam humbur Charlie Hebdo. Unë kam humbur njeriun që dashuroja. Unë jam këtu, jo si një ish-ministre e qeverisë, por si një grua që ka humbur burrin e saj, i cili u vra nga barbarë.
E kam admiruar Charb para se të bija në dashuri me të dhe unë e desha për atë që ai ishte. Ai ishte trim. Ai mendonte se jeta ishte një gjë e vogël kur ai ishte duke mbrojtur idealet e veta.
A njihni njerëz që do të ishin të gatshëm të vdisnin për idetë e tyre sot? Jo. Sepse ata thjesht vdiqën, sepse ata u vranë. Ky është realiteti. Kjo masakër mund të ishte. Ne mund ta kishin shmangur atë dhe ne nuk e bëmë”.
https://www.youtube.com/watch?v=sTNxMJ1kWeg
