Faji i partive të dështuara

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Qartë, pastër, bukur dhe drejtë, nuk është faji i popullit që ndëshkon, por faji i partive të dështuara që vendosin njerëz të korruptuar e arrogantë për të disatën herë në kandidim. 21 qershori është i rrezikshëm për ata që do të kandidojnë figura të pista dhe të korruptuara. PS-ja duhet të ketë parasysh 2 konsume: Së pari, konsumi i kryebashkiakëve lokalë që presin të rikandidojnë dhe që janë të kapur nga skandalet, korrupsioni dhe arroganca e për më tepër sot dalin hapur duke thënë: “nëse nuk na kandidon Rama, ne do dalim të pavarur dhe do të krijojmë fraksion në të majtë.” Së dyti, konsumi i përgjithshëm që u premtua drejtësi dhe ndëshkim i të korruptuarve dhe që nuk ndodhi e s’ka për të ndodhur sepse marrëveshja midis të mëdhenjve është lidhur pas 23 qershorit. Sikurse bëri Nano me Berishën në 97-ën dhe sikurse bëri Berisha me Nanon në 2005-ën. Në fund të fundit shqiptarët kanë treguar se dinë të ndëshkojnë mashtruesit dhe të korruptuarit jo më larg se 2 vite më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *