Me urdhër të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, forca të shumta policie kanë nisur një aksion të gjerë për kapjen e personave të shpallur në kërkim , të cilët dyshohen për veprimtari të ndryshme kriminale.
Burime nga policia e shtetit bëjnë të ditur se deri më tani janë lokalizuar 80 persona të kërkuar për të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Në aksion janë përfshirë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat po mbështeten dhe nga strukturat e tjera të policisë.
