Mazhoranca paralajmëron Nishanin për votimin sërish të ligjit për Gjykatën e Lartë

Dita

Mazhoranca do ta votojë sërish ligjin për Gjykatën e Lartë duke mbajtur të njëjtin qëndrim si edhe për ligjin për ndarjen e re territoriale.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se ndjen keqardhje për këtë vendim të Kreu të Shtetit, por ligji është diskutuar dhe nuk do ti ndryshohet më asgjë.

“Ne do ta rivotojmë sërish si nisëm pozitive e cila e ndihmon Presidentin, ia lehtëson ngërçin dhe mundimin dhe vë në vendin e duhur Presidentin dhe Parlamentin”, tha ai.

Pretendimit se ndarja territoriale është e bazuar në kalkulime elektorale, Vasili iu përgjigj:

“ Nuk ka ndarje territoriale që përcakton se ku do të votojnë shqiptarët. Në rast se shqiptarët me shumicë kërkojnë ta ndryshojnë këtë mazhorancë nuk i ndalon dot asnjë ligj dhe asnjë ndarje territoriale”.

Duke i kujtuar opozitës se është angazhuar të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Vasili tha se do ishte absurd çdo vendim për bojkot të zgjedhjeve, ndërsa i ftoi të djathtët të bëhen pjese e reformës në drejtësi.

Share This Article
1 Comment
  • E keni toleruar shume nje presitent te emeruar,kur keni 1 milion vota per te ndryshuar emerimet e tij dhe vete kaqolin me tre mbiemra dhe mustaqe te rruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *