Dhëndri i Berishës zbulon qerratenj

Dita

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, këtë herë është zhvendosur në ish-Bllok dhe është përqendruar aty për t’u marrë me një pallat, të cilin, sipas tij e ka ndërtuar ish-botuesi i gazetës Albania Ylli Rakipi. Në profilin e tij në Facebook, ai publikon një foto të këtij ndërtimi dhe e prezanton kështu: “Ky është pallati i një qerratai që shërben edhe si gazetar apo drejtor për atë që e paguan më mirë”.

Më pas, dhëndri tregon historinë se si është ndërtuar ky objekt: “Një qerrata pa lidhje me Tiranën apo pronat, ju vjedh tokën pronarëve, dhunon ligje dhe plane urbane, uzurpon hapësirat publike dhe e paraqet veten si media e pavarur. Fabula në 4 fjali për Yllin e PS: Meta u vodhi tokën pronarëve të vjetër dhe ia dha Yllit. Rama i dha leje ndërtimi abuzive pa plan urban dhe në tokë të vjedhur. Berisha i mundësoi ta fuste në legalizim abuzimin. Ndërkaq, Ylli përveç 3 kateve shtesë, i futi edhe një ndërtim mbi trotuar (me qira për supermarket) dhe tani është bërë pishman që nuk ka vjedhur edhe të gjithë rrugën.

Diçitura është “Gjeni trotuarin!” ose “INUK=SNUK tek oligarkia e pushtetit (shëët mos i flisni INUK se nuk ka parë gjë, se po ta shihte do bënte goxha tym)”, shkruan Abi. Megjithatë, ajo që bie në sy është se Sali Berisha dhe dhëndri i tij e kanë vënë në shënjestër Ylli Rakipin këto ditë. Nuk dihet pse janë fiksuar kaq keq me të, pasi ata thonë se media është e shenjtë!

abi per Yllin

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *