Dekriminalizimi, PD i rikthehet hetimit parlamentar për emërimet në administratë

Dita

Me rifillimin e jetës parlamentare, duket se PD do të kërkojë  fillimin e punës të komisionit hetimor për emërimet në administratën publike.

Burime nga PD konfirmojnë se hetimi parlamentar do të jetë në frymën e rezolutës së miratuar me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian për dekriminalizimin.

Në tetor 2014, u ngrit Komisioni hetimor parlamentar për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregëtare, pritet që ky komision të vihet në funksionim me nisjen e punimeve të Kuvendit në sesionin e ri parlamentar.

Nuk dihet nëse PD do të plotësojë vendet që i takojnë në Komisionin Hetimor të miratuar nga Kuvendi, apo do të paraqesin një tjetër kërkesë për nisjen e hetimit parlamentar.

Kuvendi ka miratuar përbërjen e Komisionit dhe është në pritje të plotësimit të vendeve nga opozita.

Sipas vendimit të Kuvendit, që mban datën e 30 tetorit 2014, Komisioni do të ketë si Zv/Kryetar deputetin socialist Taulant Balla, ndërsa anëtarë të tij, përfaqësues të mazhorancës do të jenë Evis Kushi (PS), Majlinda Bufi (PS), Ulsi Manja (PS) dhe Bujar Derveni (LSI). Komisioni ka në përbërje 9 anëtarë, nga të cilët 4 i takojnë opozitës, e cila ka edhe kryesimin e hetimit parlamentar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *