Ngjarja e para tre ditëve në Paris, ku gjatë një sulmi të një dysheje vëllezërish, u vranë afro 10 pjesëtarë të stafit të revistës satirike ultra të majtë, ‘Charlie Hedbo’, është shoqëruar sakaq dhe me teori konspiracioni, ku kinse mendohet se ajo ka qenë një sajesë, për interesa okulte. Dhe kjo, është në vazhdën e një ligjësie ku për çdo ndodhi a ngjarje me përmasa botërore, ekziston dhe një variant tjetër përballë, që i përket pikërisht fushës së konspiracionit. Kësaj nuk i shpëtoi as ideologjia komuniste, e cila mëshonte pothuajse gjithnjë kësaj teorie, për të ushqyer komplekset e saj të dyshimeve që gjithkund ishte e rrethuar me armiq.
Në Shqipëri, ajo e ngriti në art këtë kompleks, me një skenë të filmit ‘Shtigje lufte’, ku një grup bashkëpunëtorësh të fashizmit vishen si partizanë, dhe futen në popull për të mbjell armiqësi ndaj komunistëve me sjelljen e tyre të vrazhdë, me qëllim prishjen e këshillave nacionalçlirimtarë të sapoformuar. Nën kryesimin e Jani Ferrës, ata shkojnë dhe në familjen e Shabanit, ku rrëmbejnë dhinë e vetme aty, si dhe tentojnë të ngacmojnë seksualisht Shabanicën: “Deshën me vu dorë dhe n`grun tate” – i tha e jëma Shabanit, pasi ky, së bashku me komisarin, shkuan në shtëpi për të parë se ç`kishte ndodhur.
“Ene hoxhë efendiu i ka bo lanet komunistët” – konkludoi ajo, si për të treguar se tashmë qëllimi qe arritur: Komunistët urreheshin në popull. Kjo, deri në çastin kur Shabani me shokë, e zuri në flagrancë grupin e komplotistëve, kur këta po hanin e pinin në shtëpinë e një fshatari, për t`i nxjerrë më pas në gjyqin e popullit. Por ky ka qenë art, i pakufizuar në fantazi e mundësi për ta bërë të besueshëm se konspiracionet ekzistojnë, gjithsesi.
Ndërsa në realitet, sigurisht që është më ndryshe. Aty, sa ka për të dyshuar, ka dhe aq për të besuar. Në rastin e ngjarjes tragjike të Parisit, po tirret ideja e një konspiracioni në bazë të një të dhëne: Harresa e kartave të identitetit në makinë, nga ana e dy atentatorëve. Vërtet ngjan e trashë si rastësi, por dhe si skemë e aplikuar nga ana e autoriteteve policore franceze, nëse besohet që është kështu, ngjan fort e trashë. Një konspiracion, që të jetë i arrirë, pikërisht me detajet merret; ndërsa në këtë rast, ndodh që detajet bëjnë mu`!/E.H

o ermir, o qafir
me kete semundje psikopatike qe ke ti per komunizmin je bere me shume se i neveritur pse ?
Sepse nuk shkon krahesohs te ngjarje makabre reale si psh 2 prilli 1991 apo 21 janari 2011 kur miku juaj berishe terrorizoi popullin me cadrat pistolete dhestipolapsat rakete toke-toke ? por shkon para shtatedhjete vjeteve te shabani qe i vune dore te gruaja..Me vjen keq se komuntuesit jo vetem te kane braktisur por dhe ndjejne neveri….vrasja e 21 janarit edhe 10 dite ka 4 vjetorin qe ca si puna juaj e kane dite feste
Or kalemxhi ‘plepash’,mos u mundo te tregohesh ‘interesant’ apo ‘i vecante’ me keto shkrimet e tua,se nuk ben gje tjeter vecse tregon vehten qe, s’je gje vecse nje produkt ‘intelektmutacion’ i transicionit.
Sigurisht qe ty te mungon kultura fillestare socio-politike , se te perdoresh termin “Ultra e majte”,duhet te mos kesh idene e nocioneve politike.Ultra te majtet , te cilet ne programin e tyre politik kerkojne te permbysin kapitalismin me dhune e revolucion,nuk mund t’i fusesh ne nje kallep me stafin apo me politiken redaksionale te “Charlie Hedbo”.
Per artikull-shkruesin !
Or kalemxhi ‘plepash’,mos u mundo te tregohesh ‘interesant’ apo ‘i vecante’ me keto shkrimet e tua,se nuk ben gje tjeter vecse tregon vehten qe, s’je gje vecse nje produkt ‘intelektmutacion’ i transicionit.
Sigurisht qe ty te mungon kultura fillestare socio-politike , se te perdoresh termin “Ultra e majte”,duhet te mos kesh idene e nocioneve politike.Ultra te majtet , te cilet ne programin e tyre politik kerkojne te permbysin kapitalismin me dhune e revolucion,nuk mund t’i fusesh ne nje kallep me stafin apo me politiken redaksionale te “Charlie Hedbo”.
Po kur nuk ke se ç’shkruan, pse nuk e mbyll më mirë të shkretën gojë? Mbetën komplotet botërore t’i zbulosh ti me filmin “Shtigje lufte”…