Një sugjerim për Nishanin

redaktor

Letër e nënshkruar,

Maksim Budo

Dy fjalë Presidentit. Dëgjova në pasqyrën e shtypit të përditshëm një prononcim tuajin, se “…askush tjetër nuk është sulmuar si unë!” Po të kish qenë vërtet kështu, e pse mos t’ju jepja të drejtë?!

Por për fat të mirë apo të keq, më rezulton se kur ka qenë president z.Moisiu, në fakt një plak që mezi mbahej në këmbë, është akuzuar si bos i drogës dhe i prostitucionit! Presidenti Topi si horr bulevardi. Mos pyet pastaj për Nanon kur ishte kryeministër. Por ju e keni pasur aq mirë me të, sa kurrë nuk ia keni bërë fjalën dysh, kur ai njeri sot është hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë. Nëse nuk doni ta besoni këtë, ju lutem lexoni çfarë shkruajnë lexuesit këtu për të. Përshëndetje!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *