Autobusi “rikthehet në stacion” për aleatët? PS, ndjesë për moszbatimin e marrëveshjes: Grup pune për zgjedhjet

redaktor

Partia Socialiste ka mbledhur aleatët e saj. Mbledhja është drejtuar nga nënkryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, pasi Rama mungonte.

Burime për “Dita” bëjnë të ditur se në mbledhje ishin të pranishëm mbi 80 për qind e partive politike të koalicionit, ndërsa disa përfaqësues të partive aleate munguan.

Në emër të kreut të qeverisë, Balla bëri një rezyme të situatës së deritanishme, ndërsa kërkoi ndjesë për mospërmbushjen e plotë të detyrimeve të PS ndaj partive aleate.

“Por më mirë vonë se sa kurrë”, mësohet të ketë thënë Balla.

Tryeza e partive zgjodhi një kryesi ekzekutive permanente e cila duke filluar nga nesër, do të adresojë dhe do të punojë për zgjidhjen e të gjitha pikave të marrëveshjes, duke kontaktuar dhe duke u ulur me çdo kryetar partie kokë më kokë.

Kryesia organizative përbëhet prej Taulant Ballës, Idajet Beqiri, Dhimitër Musliu dhe Gjet Ndojës.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur për “Dita” se pika e dytë e diskutimit ishin zgjedhjet vendore.

PS dhe aleatët e saj ranë dakord që të dalin sërish të bashkuar për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ashtu sikurse bënë për zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2013 me qëllim maksimalizimin e votave.

Takimi i dytë pritet nën drejtimin e kreut të qeverisë Edi Rama.

Vetë Rama foli lidhur me temën e rikthyer disa here të raporteve me aleatët, në mbrëmjen e fundvitit me gazetarët.

I pyetur nga disa prej tyre pse parti që kontribuan në fitoren e së majtës janë jashtë qeverisjes ndërsa të tjerë që kanë qenë kundërshtarë ose aleatë me vota të papërfilshme janë brenda, Rama tha:

“Është si ajo historia e autobusit të unazës. Nëse të ikën në xhiron e parë, thjesht duhet të presësh në stacion se kthehet prapë. Disa nuk presin dot…”

 

*********

Partitë e Koalicionit të Majtë veç PS-LSI-PBDNJ, që morën mbi 5 mijë vota sipas marrëveshjes, por ende të papërfaqësuara në Qeverisje

Partia Demokracia Sociale (Paskal Milo) –  11838 vota (e katërta nga gjithsej 37 parti)

Partia Social Demokrate  (Skënder Gjinushi) – 10138 vota (e pesta nga gjithsej 37 parti)

Aleanca Popullore  (Artur Dojaka) – 8879 vota (e gjashta nga gjithsej 37 parti)

 

Share This Article
33 Comments
  • Mos u shqetesoni shume shoke aleate ,se jemi ne ish ushtaraket gati 15 mije vete shumezuar me 3-4 votues perbejne rreth 60 mije vota plus te aferm e mbeshtetes tane mund te ven edhe me shume dhe Ps e LSI qe na kerkuan votat na thane se ju ushtarakeve qe gjithmon keni qene mbeshtetes te se majtes nuk u premtojme por e kemi detyrim!!?? Cfare bene deri me sote asgje !!!???Po diskrinohemi nga ligjet e Saliut edhe nga qeveria qe votuam..!!!???

  • Me i paburre se eshte sjelle Rama me ata qe e ndihmuan dhe e votuan nuk ka.
    Me perzihet ne stomak vetem kur kujtoj si i genjyen njerezit pas shtatorit kur moren pushtetin.
    U thane fillimisht qe kishin hallin e statusit nuk duhej te ndryshonin administraten.
    Pastaj ne vijim sajonin gjera pa kuptim qe te mbanin njerezit qe votuan ndryshimin larg.
    I gjithe qellimi ishte qe te vinte shkurti e marsi dhe te hynte ne fuqi ligji i ri per administraten.
    Ai ligj betonoi administraten e vjeter te korruptuar kurse ata pak te punesuar te pas qershorit duhet te bejne edhe provime tani (!!)
    Dhe Rama mburret me kete. Nderkohe drejtore te korruptuar, dhe soj e sorollopi i atyre qe abuzuan para 23 qershorit tani jane miqte e tij te rinj
    Shpirtkazem dhe njeri i ulet.
    E vrafte buka qe ha
    Ndjej neveri per te sa e shoh ne TV.
    Me pare me gufonte zemra me dukej njeriu me shprese dhenes.

    • Dmth ti Ramen e votoje thjesht qe te hiqte administaten e vjeter dhe te vinte nje te re…PO CAFRE NDRYSHIMI QENKA KY…po pse mor HAJVAN dhe sa dekada do ecim me kete mentalitet….prandaj s’behet ky vend.

    • nje fjale po e them dhe une.
      njelloj si ty edhe mua me vjen vertet per te vjelle nga ky ed rame dhe keta soj e sorollopet e tij ne krye te ministrive e drejtorive. njeri me i rendome se tjetri, njeri me budall se tjetri te gjithe nje prerje. mendjemedhenje e dallkauke me shume akoma se pd-istat paraardhesit e tyre te cileve ed rama u vinte lloje epitetesh.
      per ed ramen vetem keqardhje. koherenca eshte prova e sinqeritetit dhe intelektit,
      ky ka treguar me vepra qe s’eshte i sinqerte dhe vetem megaloman.
      keqardhje! keqardhje! keqardhje!
      rilindje, rilindje, rilindje!
      koka mbrapa kurre, do gjejme me te mire se ed rama.
      shprese, shprese, shprese!

      • Si ju jam edhe une, i revoltuar ne kulm me Ramen, plotesisht dakort. Po per neser ke kemi me te mire se ai, se 21 qershori erdhi. Deri tani jam i vendosur per te mos votuar , une e familja ime, por si po zhvillohen ngjarjet e situatat, nuk shoh zgjidhje tjeter vec PS.

  • opo Rama o te dashur aleate ti ngreje nje statuje Saliut mu ne oborr te PS-se.
    Po mos ishte urrejtja ndaj Saliut dhe votat e Ilir Metes nuk behej kurre kryeminister.
    Nuk ka asgje te perbashket em shumicen e popullit shqiptar.
    Nuk di te jete mik i njerezve qe e duan
    Eshte gati ti puth doren edhe Fahri Balliut, atraktohet nga cdo lloj perversi qe e ka goditur ne te shkuaren. Duhet te jete ndonje lloj kompleksi i cuditshem i trasheguar nga femijeria.
    Sa per mua, une prita nje vit dhe tani jam i lumtur qe nuk u futa ne kete administraten e re.
    Me kallin krupen historite qe degjoj prej atyre qe njof dhe qe jane atje.
    Veten vrafshin po gjynah njerezit e shkrete qe besuan.
    Me e trishtuara eshte qe nuk ka asnje alternative politike 🙁

  • ME MIRE VONE SE KURRE – KA TE DREJTE tAULANTI.

    BASHKOHUNI SE SALIU JUA FUTI UJKUN NE VATHE.

    DO SHKONI PER LESH DUKE U BERE KASHTE E KOQE.

    RAMA KA C’KA, MOS E SULMONI PA GJETUR LIDER TJETER

  • Rama vuri ne Ministri te jashtme nje anonim te PBDNJ qe fliste greqisht edhe ne zyre ne Ministri.
    A eshte kjo patriotizem?
    Ka vlere fjala patriotizem per Ramen?
    Ndoshta e perbuz kete fjale?
    Ka treguarq e eshte refraktar ndaj termave por ne Beograd beri ate qe duhet.
    Dhe interesat e vendit kerkojne qe ne Ministri te Jashtme te jete nje perfaqesues i Camerise ose nje mbrojtjes i te drejtave te emigranteve.
    Ka disa te tille qe do ti jepnin nje mesazh politik ndryshimi real, barazvlefshem me ate qe beri ne Beograd madje me shume.
    Te deshmoj qe jemi sovran edhe nga Athina pervecse nga Beogradi i sali zgjyres

  • o te dashur
    Rama do rreth vetes ata kalamajte e vet sepse mund te zgjohet ne mengjes dhe tu turret me ndyresite qe nxjerr nga goja.
    Hiq LSI-ne qe nuk ka cfare ti beje dhe qe nuk e pjerdhin fare, sa u perket te tjereev ai do vetem njerez qe e durojne tipin e tij prej psikopati border-line.
    Shkoni beni ndonje marreveshje me Meten se me Ramen nuk keni gje ne terezi.
    Keq do perfundoje kjo puna e Rames, me lexoni tani dhe me kujtoni pas ca muajsh

    • PS te shikoje bazen e saj njehere,sepse te tjere mbledhin votat dhe te tjere vjelin frutat e pushtetit.Deputetet nuk i kemi pare qe me 23 qershor.

  • Aleatet nuk e paskan marre vesh akoma me duket se Edit me shume i pelqen Zogu i Blendit se ata qe e ndihmuan te behet kryeminister.
    Me sa duket nuk jane cuna tirone 🙂 do jene katundare

      • PSR edhe Partia Socialiste e Rames.
        Se PS e vertet esht theter gje
        Jane qindra mijera njerez nga me te ndershmit en Shqiperi qe vleren e tyre kryeesore kane SOLIDARITETIN, vlere e cila socialistit Edvin i mungon

        • Drejt e kini “helium”? Edi Rama është një karabush mosmirënjohës dhe artificial në marëdheniet njerëzore,jo rrallë shakator pa kripë? Mendoj se nuk ka asnjë qelizë të majtë në trurin e tij,madje as të djathtë nuk mund ta quaj! Më duket një hibrid “përtej të dyja rrymave politike”! Fjalimet me tone majtiste i mban para fushatave zgjedhore ndërsa pas tyre s’êshtë aspak solidar por një gjë e ngurtë, një “bunkart”! Beton me lule! Balla kot kërkon ndjesë, kjo ndjenjë s’ka kuptim për Ramën! Në një mendje me Aleko Gjokën, “red jo i kuq”, “mialeksi”, “karonti”, “aleati”, “trimi xha jahos”, “opozitar i sfilitur” e disa të tjerë për sjelljen tepër mosmirënjohëse e rrenacake të Ramës në përgjithêsi e me ushtarakët në veçanti. Nëse ushtarakët s’kanë vënë mënd pas skalioneve të njëpasnjëshme të gënjeshtrave hibridosocialiste atëhere fajtorë janë vetë ata! Kur më gënjen për herë të parê fajtor je ti që më gënjen,kur më gënjen për herë té dytë fajtor jam unë që më kanë pjerdhur mëndja dhe sytë, kur më gënjen për herë të tretë gjeje vetë çfarë je por unë po të vë vetëm epitetin “gomar i vërtetë”! Sa herë na kanë gënjyer hibridosocialistët s’e di por ca raste janë… ! Po s’vumë mënd, hëngshim dynjanë! Tung!

  • Te dashur aleate te Edvin Kristaq Rames
    Vetem dy ore pasi u largua i lire dhe me nderime nga zyra e drejtorit te policise se Tiranes pasi u prishen te gjitha provat e gjetura ne makine e tij, iu dorzua edhe telefoni celular, Eurot etj, Shullazi i PS kercelliti dhembet e krimit dhe i dergoi kercenimin e porositur, tashme jo Artur Çanit apo T. Doshit apo B. Plakut apo ndonje kundershtari tjeter te Rames dhe Tahirit, por direkt kryetarit te opozites z. Lulzim Basha.

    Qytetare, ky eshte akti i pare ne 24 vite qe, nje bandit i qeverise sapo percillet nga zyrat e saj, ne zbatim te porosise apo kushtit te lirimit, i dergon nepermjet eksponenteve opozitar kryetarit te opozites mesazhe kercenimi me aludim jeten e tij. Te dashur miq eshte rasti t’i themi Edi Rames sa vijon:

    – Kercenimi nga ana e Kostandineve te tu e kryetarit te opozites eshte kercenim personal direkt per cdo demokrat te ketij vendi, per jeten dhe idealet e tyre, eshte kercenim per vlerat e demokracise te cdo qytetari e qytetareje te ketij vendi qe do te jetoje ne paqe ne Shqiperi.

    – Mbaje mend dhe mos harro se ne nuk merremi me Kostandinet dhe hanxharet e tu te tjere te krimit, por ne e marrim kercenimin me jete te Kryetarit te PD, pra kercenimin me jete ndaj cdo demokrati dhe demokrateje, si kercenim dhe si veper te zeze direkt personale tenden.

    – Se fundi, Edvin Kristaq Rama merre si te duash, por po te paralajmeroj se ndaj çdo cenimi, ndaj çdo akti kunder cilitdo anetar te opozites do te kete per ne nje dhe vetem nje pergjegjes, nje dhe vetem nje autor dhe ky pergjegjes, ky autor do te jesh vetem ti. Ne ketu jemi!!

  • E lexova edhe une une ket punen e cantes se Spiropalit. Normalisht ne cdo vend te europes eshte dogana ne krye te luftes kunder kondrabandes dhe mallrave fallca. Me duket e pabesueshme qe nje drejtoreshe dogane te jape nje pergjigje te tille,ndoshta jemi kthyer ne shtet si xhibuti dhe nuk e dime ende. Keta histeriket dhe kalamaqerit e Rilindjes na menderosen fare.

  • @ab

    ti zonje apo zoteri qeke nga ata qe ta hane pa dale. Ti mor edepzez qe kercenon njerezit, per qelbesirat e asaj qe ti e quan PD. ose je vete LULUJA ose nje i verber e i rrjedhur. Une lus zotin qe ajo dite te vije per salushin, lulushin e ca jeni verdalle, por di ate llafin e madh qe rrufeja sbie ne hale dhe kam frike se sdo ta harrij ate dite. Por qe Edvini te kercenoje mos u trem se edhe ky se nxjerr dot lugen nga qulli se ja keni lidh doren mu te zverku.
    Sorollop bicimash jeni te gjithe, qe ju vrafte Zoti ju vrafte.

  • Aleko ,
    socialistet i kane cfrytezuar ushtaraket per qellimet e veta elektorale.gjithmone i kane mashtruar dhe kane qene dakord me goditjet qe u jepte Berisha per tu hequr para budallenjve dhe hajduteve qe e ndiqnin si antikomunist.
    Eshte e drejta e ushtarakeve ne rezerve ,ne lirm,pension apo aktiv qe te mos i japin vote tre bandave politike dhe kjo do te thote dinjitet dhe respekt i demokracise.
    une duke e njojtur brumin e tyre them se prape do votojne per partine e Ram vizatimorit dhe Ilir Floririt .Dhe ne kete rruge qe ecin ushtaraket me shoqatat e tyre do tu iki dhe treni i fundit.

  • Po mor Edi!kjo historia e autobusit te unazes qe iken por kthehet prape,ka kuptim per ato kohe kur kishte vetem nje autobus!!tani qe ka shume autobus i hipen atij qe e çon me shpejt drejt pushtetit(a nuk eshte ilir meta nje shembull unik)ndersa Gjinushi ka treguar se jeton gjithmone me kohen kur unaza ka patur nje autobus!kjo jo se nuk eshte i zgjuar por per burreri ma thote mendja.Thashe ilir meta se ka peshe se ngjela,ndoka,idrizi,imami,ceka,zogaj e te tjere qe nuk po me kujtohen tani hypin ne autobusin e pare qe mendojne se i çon per ndonje kocke….

  • Rama realizoi endren per tu bere K/minister,pa per ne as qe do tja dije.na mashtroi ne fushate,na dergonte sms ku fitorja eshte e sigurt edhe pak dhe ai do na qendrone ne krah.

  • Perzenja lesh e lin se sdurohen kto krye hajduta yll spahiu bedrrie manjani oooo booooooboo sa te ndyr jan ma mir pd sa kto te lsi e kan bo vendin lamsh vetem se harrova luanin manjanin me pyjet i kan bo pyjet fusha

  • Po ti Pellumb Zaimi, me partine e Tom Doshit je. Nuk po te marrim vesh, ne mos je me Tomen, meqë e urren Ramen do te shkosh me Saliun. Eshte e drejta jote te bashkohesh me Mark Uk.

  • O Flamurtar,qe udhehiqke kopene e PS,pranoni se na mashtruat aq bukur sa edhe Saliu nuk do e bente,por edhe po na ngrini moralin me demagogjine e poshter te kesaj”RINGJALLJE”te poshtersive.
    As une nuk jam me Saliun,por sot po ngrihet pyetja me ke te jesh? Jane njelloj,dhe me sa po degjojme po ja kalojne edhe Saliut.
    Une po pres ndonje parti te tipit “SYRIZA”apo si ajo popullorja e Spanjes,qe te perlaje e te zhduke kete farse politike anti shqiptare te majte e te djathte,te konfiskoje e te denoje te gjithe ata qe kane grabitur,vjedhur e vrare kete milet. DO ZOTI EDHE MUND TE KENE MBETUR TE TILLE INTELEKTUALE DHE NJEREZ ATDHETARE QE TA SHPETOJNE NJEHERE E MIRE KOMBI SHQIPTAR,NGA KJO KLASE POLITIKE QE E NA KA INJORUAR SI KOMB,NGA KJO KLASE QE E DEGRADOI DHE E VARFEROI KETE POPULL.ZOTI DO SHEKOJE E DO E NDIHMOJE POPULLIN TIM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *