Serbia, 200 mln euro fitim nga prostitucioni dhe droga

Dita

Produkti Bruto i Serbisë ka shënuar rritje prej mbi 200 milionë euro nga prostitucioni dhe tregtia e drogës, raportojnë mediat serbe duke u mbështetur në të dhënat e entit të statistikave shtetërore të Serbisë.

Sipas këtyre të dhënave, 0.69 % e GDP-së së Serbisë është përbërë nga këto aktivitete gjatë vitit 2013.

Të dhënat për vitin 2014 ende nuk janë publikuar, por siç raportojnë mediat serbe, këto të dhëna me siguri do të jenë më të mëdha, duke shënuar të ardhura deri në 250 milionë euro.

Llogaritja e këtyre të dhënave në kuadër të GDP-së në Serbi është bërë pasi të njëjtën gjë e kanë bërë edhe vendet e Bashkimit Evropian.

Share This Article
1 Comment
  • Ne e kishim prodhimin e hashashit dhe s’dinim ta manaxhonim. As ta rregullonim me ligj, as ta tregtonim dhe ta taksonim, se vetem te prishnim dime ta bejme mire. Kurse per kurvat nuk eshte nevoja te flitet se i kemi ne politike te gjithe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *