Mora vesh po nuk e besova: Si more Pëllumb i mbushe dje 75 vjet?! Paska qenë i pamëshirshëm ky tranzicion sa na bën të harrojmë dhe ngjarje të shënuara si kjo e datëlindjes tënde. E, me që m’u dha rasti, unë nuk po të uroj si të tjerët jo po të rrosh aq e kaq e të tjera.
Po ta them troç: Mos vdeksh, o Pëllumb Kulla!
Po ta them këtë për ato gjurmë të pashlyeshme që ke lënë në artin shqiptar. Ne të dy, bashkë me gjithë artistët e Fierit kemi ngrënë kushedi sa thasë me kripë, prandaj ta them këtë dhe ta them shumë seriozisht. Serpse ti me artin tënd na bëje të qeshnim nën diktaturë. Ty thuajse t’i kanë thënë të gjitha me rast e pa rast mëkatet që ke bërë në atë kohë. Po meqë erdhi rasti unë po kujtoj dhe një tjetër: Ti ke lindur në 10 janar, në vite të ndryshme por në një ditë me Mehmet Shehun, ish Kryeministrin që nuk guxonte askush të bënte shaka në atë kohë, pa le më ta bënte të qeshte.
E, ti ke arritur ta bëje Mehmetit të qeshte. Mbase e ke harruar, po po ta kujtoj. Ti vure në skenë Fier komedinë “Çobo Rrapushi me shokë”.
Erdhi Mehmeti në Fier dhe e pa shfaqjen. Ne të tërë, unë që luaja rolin e Çobos dhe sidomos ti që ishe autori i skenarit, ishim në ethe. Gjithë mendjen e kishim se si do të reagonte ai i tmerrshmi që e kishim në radhën e parë. Mirëpo ndodhi ajo që nuk e prisnim: Mehmeti qeshte me lotë me lojën tonë, me batutat dhe me humorin që shoqëronte gjithë shfaqjen. Madje u ngjit në skenë dhe na falënderoi të gjithëve…
Nuk po të kujtoj këtu ato skeçet me ballistë që ti i qaje dhe që ishin objekt humori edhe me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të atdheut. Megjithatë, unë nuk ta fal atë që më ke bërë: Kur luaja rolin e një ballisti më ke varur për këmbësh në një degë ulliri, sa që edhe sot e kësaj dite më dhëmbin qyçet e këmbëve. Por, kanë kaluar shumë vite nga ato kohëra dhe në këtë 75 vjetor të ditëlindjes unë miku yt i armëve dhe idealeve të asaj kohe të uroj edhe njëherë me gjithë shpirt: Mos vdeksh, o Pëllumb Kulla!

Uh, cfare patetizmi, madje, dhe mediokriteti! Heronjte “jan’ ba telef”, kane luftuar me diktaturen!
Ti dardan duhet te jesh nga keta qe nuk te pelqen arti…te duken te gjitha mediokre dhe pa vlere. Po ketu flasim per art, dhe art duam apo sduam para 90 ka pasur shume dhe biles shume cilesor..pas kesaj besoj do thuash qe jam ndonje komunist?..ahahahahahah..joooooooooo biles jam nga ata qe ne vitet 90 kam qene 26 vjec dhe jemi ngritur vertet per liri demokraci. Po nese do ta dinim qe do ishte keshtu?..ja qe njeriu nuk i di te gjitha..kjo “demokracia” jopne ska vend ne bote ti ngjaje..kaos..maskarrallek..korrupsion i ndyre..te gjitha keto te kombinuara me paaftesine qe po na ze frymen, na japin si rezultat ate qe ne poshijojme cdo dite e qe na ndyjne frymemarrjen. Luftar paja nuk thote qe eshte hero. Eshte opinioni qe i vlereson dhe publiku qe ka jetuar ate kohe dhe jeton dhe kete kohe. Dhe ata nuk jane heronj por jane nderi i kombit dhe te paarritshem ne punen e etyre..
Ah more Luftar Paja!!
iken ato kohera kur per dite te tera nuk gjeje bileta per shfaqjet tuaje me ne krye te madhin Pellumb Kulla. dilte nje premiere, vazhdonte me jave te tera e salla plot e biles dhe njerez ne kembe ne hyrjet e salles sa me te vertete s’kishje ku te hidhje kokrren e molles. Sa mbaronte premiera pak dite pushim ndofta dhe dy jave e dilte premiera tjeter. Sot ato shfaqje deri diku vetem “Portokallia”e sotme edhe mund ti afrohet..por do dhe disa shkalle ti arrije. Po kur dilte trupa eEstrades se Teatrit te Fierit ne turne ne qytete te tjera?…pritshmerite e publikut gjithmone i keni justifikuar bile dhe i keni tejkaluar pasi Estrafa e Fierit dhe Teatri se bashku me basketbollin e me ekipin e futbollit te Kujtim Majacit e Pandi Toles e me radhe, ishin te vetmet gezime te atij realiteti te zymte qe jetonim. une qe shkruaj keto pershtypje jam nje qytetar fierak qe Ju Luftar me njihni shume mire dhe pershendetemi perzemersisht, pavaresisht se jetoni ne Tirane. Dje trupa e Estrades se Fierit dha nje premiere qe nuk ishte kushedi se cfare(si kudo ne tere Shqiperine qe na ka mbuluar mediokriteti dhe paaftesia)..megjithate tek hyja ne hoolin e teatrit po shikoja me vemendje tere ate plejade artistesh qe dhe tani tek i kujtoj me rrenqethet mishte e me mbulojne emocionet. Pershtypjet per ju nuk kane te mbaruar. Po nje pyetje kam per Ju Luftar. Po iken dhe brezi i fundit me te cilet ju keni luajtur. Pas jush cfare do behet?..Nuk ka asnje lloj trashegimie. Shteti investon vetem makuterine dhe paaftesine. Artiste te rinj te talentuar nuk ka. Libretet jane te dobeta megjithese material ka plot. Dikur shteti investonte milionaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa per artin, kulturen,arsimin, etj etj..po sot?..po ta shpreh me fjalorin tend prej babaxhani, shteti sot investon nje leshhhhhhhhhhhh..plejada juaj more Luftar do mbuluar me flori e eshte ne piedestalin e kujtimeve te ketij vendi e te thesareve te tij..me plot gojen dhe une duke uruar Pellumb Kullen per 75-vjetorin, uroj dhe per ju. Mos vdekshi kurre te gjithe Luftar Paja,Vasillaq Vaso, Todi LLupo, Arqile Lipe, Astriti etj etj etj se jane shume..Respekt per ata qe nuk jetojne me, ata aktore te madherishem qe ka pasur Teatri i Fierit. meqe ra fjala dje ne premieren qe u dha , prezentatorja uroi Z. Pellumb Kulla per ditelindjen dhe Z, Robert Ndrenika. Kam shume per te thene pasi ju jeni gjigande, por po e mbyll duke shprehur respekt per te gjithe ju qe keni nderuar kete komb.
Arjani
LUFTAR IMATH KE QEN PO TANI ME DUKET SE E BERE DONI ME PER BELULIN??
Tipik nje mallakastriot lokalist, edhe kur do te uroj Pellumb Kullen, nuk le pa permendur mallakastriotin qe vajti si qente ne vresht, kriminelin Shehu. I forte paska qene Kulla perderisa ka bere per te qeshur nje xhahil si kryekrimineli mallakastriot.
Nuk eshte se ka rendesi dhe ndoshta gabohem, por me sa mbaj mend, pjesa me Cobo Rrapushin quhej me duket “Isha une, Cobo Rrapushi” dhe jo “Çobo Rrapushi me shokë”.
Sidoqofte humori i z. Kulla atje ishte brilant. Dhe Aktoret fierake ishin po aq brilante ne lojen e tyre.
Ndoshta sot protagonistet e atehershem te kesaj shqafe te mrekullueshme jane ne llogore te ndryshme politike. Per mua kjo nuk ka rendesi. Per mua Z.Kulla ishte nje regjizor e shkrues i pashoq humori. Por edhe vete luante bukur. Shihni rolin e luajtur prej tij tek pjesa teatrale “Dy krisma ne Paris”. Te tjerat, zenkat e sotme me Milon, etj. mbi historine e luftes 2B nuk me interesojne fare.
Tung,
Blendi
Njerezia harrojne qe ne ato kohe urie edhe koromania e misrit qe piqte Pellumbi me Luftarin dukeshin bakllava.