Vllehët  e  Shqipërisë, origjina dhe kontributi  i  tyre në shoqërinë shqiptare

Dita

Një nga popujt e hershëm që kanë bashkëjetuar me shqiptarët në trojet e tyre, janë vllehët. Origjina e tyre shtrihet që me pushtimet e perandorisë Romake. Kanë shkruar për këto histori shumë studiues dhe autorë të ndryshëm.

Gjurmë në lashtësi

10922070_872986686087440_334218556_nMë të plotë e më të hershëm  me studimet e tyre kanë qenë, Straboni, Eugjen Borene me studimin “Shënime mbi Vllehtëë” në vitet 1869, dhe veçanërisht murgu francez, Zhan-Klod Faverial, me librin “Vllehtë e Pindit” në vitin 1864 dhe “Historia e Vllehëve” në vitin 1891. Ky autor ka shkruar gjithashtu të parën vepër “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie), botuar në origjinal në gjuhën frënge,  si një ndër veprat e para të periudhës së hershme të Shqipërisë deri në gjysmën e dytë të shek. të XIX-të.

Këta autorë kanë shtruar pyetjen, se kush ka qenë Maqedonia e Aleksandrit të Madh, hipotezë e cila është ende e errët në historinë tonë? Në një nga përgjigjet Faverial thekson se, “maqedonasit e Greqisë ishin Pellazgë”. Kurse Straboni thekson se,“maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë me epirotët”. Pra nuk flisnin greqisht, dhe për t’u marrë vesh me grekët ishte i nevojshëm një përkthyes. Pellazgjishtja e tyre ishte më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten. Krahina e Thesalisë, sipas zbulimeve historike, është vendstrehimi i Pellazgëve dhe në rrethinat e shpateve të maleve të Pindit që quhet Maqedoni, ndodhen rrënojat e mureve masive të tyre.

Pindi, Olimpi i vllehëve

Pellazgët dhe Ilirët sipas këtyre autorëve, ishin homogjenë, me prejardhje fisnore shumë të afërt. Në këto krahina që quhej Thesali dhe në veçanti në territoret e Pindit që quhej Maqedoni, kanë jetuar fiset shqiptarë e vllehë. Këta i përkisnin bërthamave të ndryshme, por ishin të së njëjtës rracë, Ilirë.

                                                      Dokumente

10904945_872986729420769_1058457373_nNë vitin 1708 princi i Hongro-Vllahisë, Gjergj Kosturi, nxorri një akt themelimi për hapjen e dy shkollave vllahe në Kostur. Në kishën metropolitane të Elbasanit, gjendet një dokument i hershëm i vitit 1736, ku metropoliti i Beratit, Metodi, me origjinë nga fshati Bubullimë i Myzeqesë, shkruan për inspektimin që bëri në kishën e Shën Marisë së Neokastrës (Elbasanit), për funksionimin e shkollës vllahe. Elbasani shkurtimisht nga vllehtë është quajtur Neoksa. Një dokument i tillë për shkollat vllahe është dhe për Kavajën, Tiranën, e Durrësin. Këto janë dokumenta  të  hershme  të  shkollave  vllahe.

Në vitin 1878 Sulltani i shkruante Valiut të Selanikut dhe të Janinës, “Ne jemi bërë me dije se vllehët e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë, Trikallës, e Selanikut, dëshirojnë të ngrenë shkollat e tyre në gjuhë amtare. Kërkoj të ngrini aq shkolla vllahe sa ta shihni të arsyshme.”Që në vitin 1884 në Korçë kishin nisur orvajtjet për shkolla shqipe dhe vllahçe. Vllehët qytetit të Korçës i thoshin Kërçao, Kavajës Këvalja, Beratit Villardi, Fierit Ferka dhe Vlorës Avllona.

Në vitin 1770 në Venecia u botua një fjalor Greqisht-Vllahish-Shqip me 1070 fjalë me autor Teodor Kavaliotin, protopap i Voskopojës. Studjuesi Hammer thoshte se, “Në mesin e shekullit të XVII-të, një voskopojar i quajtur Dhimitër Prokopi, lëvronte në vllahishte me mjaft sukses.” Ndërsa studjuesi Pakimer shkruan, “Vllehtë shtriheshin nga rrethinat e Kostandinopojës deri në Bizi e më tutje. Ata pëlqejnë të jetojnë në vende të pa arritshme, ku ushqejnë kopetë e bagëtive, si dhe janë të zot në përdorimin e armëve.”

 

Vllehët, vendodhja dhe besimi fetar

10904189_872986699420772_135815363_nVllehtë në territorin shqiptarë ndodhen të përqëndruar në pjesën jug-lindore, në atë të mesme dhe jug-perëndimore të Shqipërisë. Po ashtu ata shtrihen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit si, në Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi, deri dhe në SHBA, në Gjermani, Kanada, Australi, Argjentinë e tjera si emigrant ekonomik ndër vite. Në Fraiburg të Gjermanisë, është qendra e studimeve Vllaho-arrumune me në  krye  profesor  V. Barben. Besimi fetar i vllehve është ai ortodoks. Bizanti bëri të gjitha përpjekjet të konvertonte popujt në Helenë, ata që Roma i kishte kthyer dikur në Romakë. Po ashtu dhe latinishten e gjuhët e tjera vendase, i zëvëndësuan me gjuhën Greke. Helenizimi mori autorsinë dhe të krishterimit, ku çdo i  krishterë  quhej  grek. Profesionet e vllehëve kanë qenë kryesisht: blegtorë, zejtarë, tregtarë, mirëmbajtës kanalesh, ujësjellsave, ndërtues banesash urbane e  kishtare, si  dhe  ndërtues  urash.

Popullsia shqiptaro-vllahe ka bashkëjetuar në harmoni të plotë, si në përpjekjet për zhvillimin shoqërorë të tyre dhe në atë politikë. Mbretëria shqiptaro-vllahe e Prespës ka qenë një nga bashkëjetesat e suksesshme në luftrat e tyre të përbashkëta për egzistencë, nën drejtimin e Kontit Samuel në vitet 976-1017, duke patur si kryeqendra Ohrin dhe Durrësin.

Një  delegacion vllah në  Kostandinopojë

Në vitin 1878 nga Kongresi i Berlinit u shkëputën shumë krahina nga shtete të ndryshme, që u aneksuan vendeve të tjera dhe që e  ndryshuan hartën e Europës. Kështu u aneksuan dhe Epiri e Thesalia   që i kaluan Greqisë. Profesori Zhan-Klod Faverial në veprën e tij   shkruan : “Po aq sa dhe Epiri e Thesalia kurr njiherë s’i kanë përkitur Greqisë. Vllehtë iu kundërvunë aneksimit të këtyre krahinave me po ato arsye  të  drejta  si  dhe  shqiptarët  ndaj  aneksimit  të  Epirit.”

Një delegacion vllah shkoi në Kostandinopojë për të marrë takim me ambasadorët e disa shteteve të mëdha, për t’u ankuar ndaj këtyre padrejtësive. Një  takim  i  till  u  bë  me  ambasadorin  rusë. Ai  u  tha :

-“Kini mendjen, ju keni marrë përgjegjësi të madhe mbi vete”. Ata u përgjigjën :

-“Shkëlqesi, ne i kemi menduar mirë, por jemi mes jetës dhe vdekjes. Dhe midis këtyre të këqijave, duhet të zgjedhim më të voglën, ndaj kemi parapëlqyer shpresën për jetën ndaj vdekjes”. Në takimin me ambasadorin  italian, Konti  de  Kortin, ata i thanë :

-“Po, Europa na garanton zotërimin e disa fushave, maleve e shkrepave, por ajo nuk na del dorzanë për kombësinë tonë rromane, gjuhën e zakonet tona. Dhe për ne kanë rëndësi këto vlera më shumë se të tjerat. Ne vllaho-romanët me t’u përfshirë nën Greqinë, pa dyshim do biem pre e tyre dhe në se ndokush kërkon të mbetet rroman, ai me hirë apo me pahirë do detyrohet të emigrojë. E shihni zoti Ambasador,  se në se forma ndryshon, thelbi mbetet i njejtë? T’u lihen tokat tona grekëve, do të thot të lemë në dorë të tyre kombësinë, gjuhën e zakonet tona,  me  një  fjalë  ajo  çka  është  më  e  shtrenjtë  për  ne.”

Vllehët, as rumunë as grekë…

Shumë e rëndësishme është dhe Proklamata që vllehët i drejtuan shqiptarëve në 4 gusht 1888 ku shkruhet: “…dhe t’i dëshmojmë botës  së qytetruar, se shumica e popullsisë në Shqipëri e Maqedoni janë shqiptarë e vllehë dhe aspak grekë.” Edhe kongresi i vllehëve i mbajtur në Frajburg të Gjermanisë në vitin 1993, e deklaroi me argumente shkencorë  definitivisht se “vllehët  nuk  janë  as  rumunë  e  as  grekë”.

Zhak-Klod Faverial, studiuesi francez, mik i shqiptarëve

Ai ishte një prift francez i dërguar në patriarkanën e Ohrit. Që në vitet 1858-67 kish filluar të mblidhte një bibliotekë historike me libra të rralla për shqiptarët, bullgarët e vllehët. Ishte njeri i ditur dhe interesohej shumë për historinë dhe anekdotat e udhëtarëve mbi këta popuj. Interesohej kryesisht për historinë e popujve të Ballkanit të jugut. Në vitin 1884, ai vizitoi Shqipërinë së bashku me Apostol Margaritis, ku themeluan disa shkolla vllaho-arrumune në Berat, Korçë  dhe  Prizren. Ai ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe vllehëve. Nga viti 1867 dhe deri sa vdiq në vitin 1893, punoi si profesor në liceun vllah të Manastirit, ku jepte mësim të gjuhës frënge dhe fillozofi. Vepra kryesore e tij është “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie) e botuar në origjinalin frëng, si e para vepër e lashtë deri në gjysmën e dytë të  shek. të XIX-të. Në vitin 1909 biblioteka e tij e madhe u dogj në qendrën lazariste të  Manastirit në shkurt të atij viti.

Tre fiset e vllehëve: frashërjotët, voskopojarët dhe myzeqarët

Historia e vllehëve të Shqipërisë

Shënime të Ilo Mitkë Qafzezit mbi vllehët

 

Vepror Hasani

Një histori interesante për vllehët e Shqipërisë vjen nga studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, e shkruar me mjeshtëri, me sinqeritet, me ngrohtësi dhe mirënjohje. E papublikuar më parë në shtypin shqiptar, ai zbulon hap pas hapi tradita dhe zakonte të vjetra, tashmë të harruara, por që kur i lexon të lenë të befasuar dhe të mrekulluar njëkohësisht. Ai na rrëfen për bashkëjetesën me shqiptarët, për dasmat, fisnikërinë dhe këngët e tyre. Përmes këtij udhëtimi ne do të kemi mundësinë të hyjmë në të gjitha të fshehtat e jetës së vllehëve si nomadë.

10922070_872986686087440_334218556_nTë tri fiset e vllehëve, me të cilët bashkëjetojmë vllazërisht në Korçë, quhen vllehë frashërjotë, voskopojarë dhe myzeqarë. (Këta të fundit janë fort të pakët, të parët përbëjnë numrin më të madh). Mirëpo krushqi me arbineshët korcarë edhe ne qarkun, frashërjoti bën vetëm rrallë e tek; vllehët voskopojarë bëjnë radhë krushqi me shqiptarët, po nga sa dihet, kurrë me dy fiset e parë, të cilët i heqin si më të poshtmë. Gjithashtu Voskopojari vllah nuk e bën aq kabull të nakatoset me vllahun frashërjot, por me korçarin Arbinesh, u përzie duke bërë krushqi që prej gjashtëdhjet vjet e tëhu (Studimi është i viteve 30), dhe u asimiluan shpejt. Voskopojari, zanaqar a tyxhar duke u vendosur në Korçë zgjodhi për vend shtëpie mëhallën e quajtur “e voskopojarëve”, pranë pazarit dhe përveç kësaj u vesh me dollma e me xhybe si tyxhari shqiptar korçar i asokohe. Mirëpo frashërjoti, dhëndër i djeshëm dhe terzi-shajaku i sotëm, zgjodhi një tjatër vend në Korçë: pëlqeu rrëzën e bregut të “Shën Thanasit” me erën më të pastër e të shëndetshme dhe përveç kësaj nuk e këmbeu rrobën e stërgjyshëve të tij; veshjen e bekuar të shajaktë dhe këmishën me kinda të dhenarisë. Sidoqoftë, është një gabim historik po të besohet se fiset vllehe që kemi në Korçë dhe kudo në Shqipëri, gjoja nuk paska lidhje gjaku mes tyre dhe se voskopojari, për shembull, është më i fismë nga frshërjoti dhe myzzeqari apo frashërjoti më i fismë nga myzeqari. Kjo gjë ngjet tani sikur të mburremi se cili prej nesh toskë e gegë, që njëri fis prej tjetrit gjoja, të kemi më tepër sipëroritet fisnikërie. Asnjë ndryshim gjaku në rrënjët nuk është mes cëncarit frashërjot, voskopojar apo myzeqar. Që të gjithë kanë rrënjën Dake të vjetër, të Dacisë së Rumanisë së sotme, kushërinj jo të largmë me Ilirët, stërgjyshrit shqiptarë, siç e dëshmon fare mirë historia.

Vllenjtë dhe Beteja e  Çezarit me Pompein në Frasalá

Pushtimi Romak i gadishullit Ilirë, krijoi dhe fiset e romanizuara, që pretendohet për prejardhjen e vllehëve. Këta janë quajtur dhe romano-vllehë, që lëvronin latinishten e vjetër e quajtur Volskja, latinishtja ballkanike me dialekt popullorë. Volskët kanë qenë ndër fiset më të lashta së bashku dhe me Umbrët, Oskët e tjerë, që iu nënshtruan pushtimit Romak rreth viteve 338 p.e.s. Straboni thekson, se rreth vitit 168 p.e.s. veç romanizimit të fiseve Ilire, në atë periudhë u shpërngulën në një eksod masivë rreth 150 mijë banorë e kryefamiljarë nga Iliria në gadishullin Apenin në Itali. Në vend të tyre romakët dërguan kolonë të tjerë romakë dhe këta romenë u quajtën romano-vllehë.

Po ashtu kësaj popullsie iu bashkangjitën edhe mbeturinat e ushtrive romake nga lufta midis Pompeit dhe Çezarit në betejën e famshme të Frasalës, ku këto mbeturina të ushtrive u quajtën vllehë-farserotë dhe që dallohen nga vllehtë e tjerë nga theksi frëng i gërmës R” dhe që shumë vite më vonë krijuan dhe fshatra me emrin Frashër, si në Shqipëri, në Bullgari e tjera.

 

10922025_872986692754106_1701096885_nVoskopoja, kryeqendra e qytetërimit të vllenjve

Voskopoja ishte nga kryeqendrat e qytetrimit vllah nga fundi i shek. të XVIII-të e fillimet e shek. të XIX-të. Ajo u bë lakmia e rajoneve të tjera dhe e rrethinave të saj që përjetonin varfërinë. Kjo çoi në atë  fund tragjik të sulmeve vandaliste, plaçkitjes e djegies nga bandat e dhunshme të Kolonjës e Dangëllisë, të mbështetura dhe nga feudalët e rrethinave,si dhe nga kreditorët voskopojarë. Voskopoja ishte për atë kohë kryeqendra për vllehtë e Pindit të sipërm, ndërsa Mecova ishte kryeqendëra për vllehtë e Pindit të poshtëm. Të dy këto kryeqendra vllahe nuk patën të njëjtin fat e rëndësi. Mecova ekziston dhe sot,  ndërsa Voskopoja u dogj e u shkatërrua. Ja çfarë shkruan profesori  francez Zhan-Klod Faverial për Voskopojën: “Po çfarë nuk do kish shkruar Pukëvili mbi Voskopojën, në se do kish arritur ta vizitonte këtë qytet kur ishte me rreth 45 mijë banorë, i pari i atyre kohëve në gjithë Shqipërinë para se të plaçkitej e të katandisej në një fshat       me 250  familje.”

 

Teodor  Kavalioti, personalitet  i  shquar  i  Voskopojës

Voskopoja në Mesjetë u bë qyteti i lakmuar i piktorëve, që erdhën aty të derdhin talentin e tyre të ikonografisë, u bë qendra e vëmendjes e tregtarëve të kohës, si qyteti më fitimprurës e më i pasur, me një tregti të zhvilluar fuqishëm. Voskopoja ishte një fenomen për kohën, një copëz Europe në mes të obskurantizmit aziatik, shkruajnë historianët…Lindi, lulëzoi e u shua, duke lënë pas pikëpyetje pa fund në kokat e studiuesve, historianëve, kureshtarëve e adhuruesve të saj, për shekuj me radhë.

Një ndër figurat e shquara të Voskopojës ishte Teodor Kavalioti. Ai lindi në 1718 dhe vdiq në 1789 në Voskopojë. Mbaroi kolegjin Marusian të Janinës dhe u emrua mësues në Voskopojë. Me iniciativën e tij dhe të disa profesorëve të tjerë, u ngritë Akademia e Re e Voskopojës dhe ky më pas u bë drejtor i saj. Ishte me kulturë të gjerë enciklopedike. U bë udhëheqës i mbarë lëvizjes kulturore në Voskopojë si dhe në    mbarë Shqipërinë e mesme dhe të jugut, duke qenë një përkrahës i flaktë i ideve iluministe. Jepte leksione në filozofi, logjistikë, matematikë, fizikë e filologji. Hodhi bazat racionaliste të një kulture të re, kundër skolastikës mesjetare. Bëri orvajtjet e para për ti dhënë kishës ortodokse shqiptare  një  karakter  shqiptarë.

Përktheu “Dhjatën e Re” në shqip. Botoi në Venecia në vitin 1770 fjalorin tri gjuhësh, Greqisht-Vllahisht-Shqip me 1070 fjalë dhe e  ribotoi atë në Leipzig të Gjermanisë. Ka hartuar dhe tekste të ndryshme për shkollat shqip e vllahisht. Gjithë jetën e kaloi në qytetin e lindjes në Voskopojë, ku vdiq në 11 gusht 1789. Jeta e tij është e pasqyruar    dhe në Kodikët e Manastirit të Shën Prodhomit, ndër kishat më të vjetra të  Voskopojës.

 Gjuha e vllehëve,  latinishtja ballkanike

10933359_872986669420775_1077970422_nHistoriani rumun, Teodor Capidan në studimet e tij “Romani Nomadi” dhe “Farseroti”, i quan vllehtë e Shqipërisë autoktonë me rrënjë trako-romane të asimiluar shekuj më parë me shqiptarët dhe që kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre. Ai i ndanë vllehtë e Shqipërisë në tri degë: vllehtë me origjinë nga trevat e Pindit, vllehtë e Gramozit me shtrirje në Voskopojë e përtej, dhe vllehtë e Myzeqesë në lëvizjet e më vonëshme. Gjuha e folur e vllehëve është dialekt popullorë i latinishtes. Studiusi francez, prifti Zhan-Klod Faverial shkruan se, “Ata lëvronin latinishten ballkanike që ishte dialekt popullorë dhe kjo e folur përdorej nëpër familje. Kjo gjuhë vllahishte ruhet e tillë edhe sot, duke patur huazime sipas shteteve ku jetojnë vllehët”. Për ruajtjen e gjuhës vllahe    si dhe të shqipes, është bërë një luftë e madhe ndaj qarqeve shoviniste greke e sllave, që kanë dashur ti eleminojnë këto gjuhë.

Share This Article
19 Comments
  • Historia e vlleheve dhe baSHEJETESA ME SHQIPTARET, ME GJITHSE I NXJERIN NGA NJE RRENJE; pELLAZGO-iLIRE, KA QENE E SHKELQYER. pO HISTORIKISHT DEL SE vOSKOPOJEN NUK E KANE SHKATERUAR TE HUAJT QOFSHIN GREKE APO TURQ. aTE E KA NE SHKATERUAR VETE SHQIPTARET. kJO ESHTE E DHIMBESHME. e DHIMBESHME ESHTE DHE AI LLOJ NACIPNALIZMI QE VIHET RE NE SHQIPERI. bEHET HATAJA TE THUHET SE VOSKOPOJEN E KANE THEMELUAR VLLEHET DHE JO SHQIPTARET, SIKUR KJO ESHTE GJEJA ME E RENDESISHME PER HISTORINE TONE. tE VJEN NDOT KUR PROFESOR ALFRED UçI, GATI NE NENTEDHJETE FAQE DO TE PROVOJE ATE QE NUK MUND TE PROVOHET, SE TEODOR KAVALIOTI ESHTE NGA ME ORIGJINE NGA KAVAJA DHE JO I LINDUR DHE I RRITUR NE VOSKOPOJE. vOSKOPOJA ESHTE NJE TROJE E MIREFILLTE PER SHQIPERINE, KULTURA E SAJ DUHET TE SHKRUHET DHE TE PRAPAGANDOHET SI NJE ARRITJE E MADHE E POPUJVE NE KETO TREVA DHE JO TE DENIGROHET, DUKE E AKUZUAR SI FIILO GREKE, ETJ. SALI BUTKA, KRIMINELI QE VAROSI VOSKOPOJEN PERFUNDIMISHT, KU USHTROI GENOCID TE MIREFILLTE MBI TE KRISHTERET, PASI VOSKOPOJA NE VITIN 1916 NUK KISH MYSLIMANE, TANI NA DALKA PATRIOIT. lIPSUR QOFTE KY PRESIDENT DHE ATA QE E MBESHTESIN DUKE E SHPALLUR PATRIOT.

    • Mos u qa se privilegjet tuaja ketu nuk kan te krahasuar. Ju kane lene celsat e ketij vendi ne dore. Vetem ne Byrone Politike kishit 80 % te antarve qe nga Rita Marko etj, etj e po asht ne vazhdim e pas viteve 99. Budallej shqiptaret

    • Shkrimi ishte shkencor. Komenti juaj vjen nga padija. Vllehet nuk jane kombesi tjeter post pellazgjike dhe e deformuar nga mbivendosja e gjuhes latine per shkak te pushtuesve latine ose Romaket. Vllehet jane nje shembull si mbivendosja e gjuhes latine tek Rumunet. Greket dhe Romaket kane vepruar njesoj. vllah ka kuptim vetem ne Shqip. Voskopojen e qyteteruan vllehet dhe e dogjen per aresye fetare te nxitura nga Turqit. Pas Grekerve dhe Romakeve njesoj vepruan dhe Turqit. Gjthsesi kur thua vllah nuk ke thene komb tjeter por pellazg qe edhte bere dygjuhesh nga Latinet.

    • Eh Niko Niko me shume se vllah ti ndihesh grek.Te fala nga Harrilla miku yt qe te kujton dhe ste harron

  • Voskopoja u dogj me urdher te Portes se Larte dhe Fanarit, kurse punet e pista i benin shqiptaret…Dy vjet para djegies se Voskopojes, u shkaterrua Patriarkana e Ohrit nga Greket e Fanarit dhe kjo nuk ishte aspak rastesi…Kyci i zgjidhjes se problemit eshte lufta ruso-turke dhe kryengritjet ne Peloponez e Ballkan…Shqipot (jo te gjithe natyrisht) ishin kamzhiku i dores se piste fanarioto-turke…

    • Per origjinen e vlleheve,dy autore te medhenj kane folur me nje ze.Stefan Basunescu dhe Nikolla Jorga,ata mbrojne lidhjen pellazgjike,dhe jo ate Rumune apo Greke,megjithese keta i kane ndare ne dy shoqata te ndryshme duke harxhuar fonde pa fund.Sa per ate te fundit je gabim,Shqiptaret kane qene me te diskriminuarit ne Turqi.Greket kane qene administrata reale e osmaneve,edhe perpara renies se Konstandinopojes me1453,Turqit jepnin e merrnin me Bizantin qe ne shekullin e 11-te,Ishin ushtria qe Bizanti perdorte per te shtypur kryengritjet kudo,dhe ne kompensim u merrnin toka.

  • Pergezime, per kete shkrim!

    Njekohesishte, ndiej keqardhje, per vllehet qe jane lindur e ritur ne Shqiperi, te cilet, rendin pas Pashaportave greke…
    Dhe ase e dine se nga vijne e ku po shkojne…

    Ne te shumtat e rasteve, ky komunitet, eshte bere vegel me kuptimin e plote te fjales, nga lobet greke te infiltruara ne Shqiperi… Duke cuar “ujin” atje ku duan greke e maqedonas… duke ritur ne menyre fiktive rradhet e minoriteteve greko-maqedonase ne Shqiperi…!

    Dhe me e keqja.. qe jane me mijra te rinj te komunitetit vlleh, qe kane bere ushtrine e Grekut… dhe qe normalishte ase qe e imagjinojne ushtrine Shqiptare…

    Me gjithe keto te zeza historike dhe te ketyre 26 viteve tranzicion…
    Serishte eshte per tu pergezuar fakti qe ka ende gjalle intelektual vlleh (apo coban dhe arumun…) qe njohin dhe guxojne te thone te verteten e tyre…!

  • Straboni per vllehet? Betejat e vlleherve ne kohene Cezarit? Futja pordhes gri sallat sa te shkoi edhe kjo nate.
    Eshte e vertete se ushtaret romak qe dilnin ne pension vendoseshin ne fshatra me ligj edhe nuk leviznin nga aty…nga kjo linden vllehrit qe gjuha e tyre per nga rrenja ka fjale te vjetra shqipe.
    Eshte e vertete se sot nje takem vllehrish paguhen nga greqia si vorioepiriot edhe te tjere si vorio rumune…me pagese munde te dalin edhe vorio arabe….por ata jane vetem ilire te romanizuar sepse vetem iliret ishin ne keto troje kur erdhen romaket.

  • Shume teme interesante kjo per vllehet por nuk pajtohem se keta flasin gjuhen latine ballkanike per arsye se pervec ILIREVE ketu ne ballkan kane jetuare barbaret sllave .E sa i perket vlleheve ata nuk jane kurgje tjeter vecse nje fise ILIRE dhe gjuha e ture eshte dialekt ILIRE.Dhe nuk eshte rastesishte se jane te afro 80 % ne shiperi dhe sot e kesaj dite ruajne zakonet dhe traditat si dhe ne kenget e tyre ritmin e muzikes shqipetare popullore dmth nuk eshte rastesi.Por problemi eshte te neve shqipetaret se ende vete nuk e dime vleren e races sone dhe qe eshte e cuditshme shume popuj qe kne jetuare te neve pasi qe largohen na ofendojne ,e pse.Pse i kemi ushqyer ,i kemi reespektuare,fshehur nga armiku i tyre,..,o te gjith ju mos perbuzni shqipetarine por respektojeni ate.A me se miri vleren e shqiptarite e dine Vatikani ,Gjermania etj.

  • Ore te tera lini komente po nje Vllah nuk pyesi njere c’fare ndjehet ai ?
    Pa patur rendesi te madhe ku je lindur qe te gjitha shtetet Ballkanike na kane “shtypur ” Eshte shume veshtire te shikosh mamane tende dhe te mos dish ti flasesh ne gjuhen e nenes sepse jemi nje komunitet me gjuhen e kulturen tone,dhe NUK KEMI NJE SHKOLLE per te perpetuar gjuhen , mos komentoni per Pushtimin OTOMAN sepse atehere Kominiteti vlleh njiheshe dhe kishim “milet” plus shkolla me ndihnem e shtetit Rumun . A e dini si mund te Ndjehet nje njeri ? E kini menduar ndonjere pa patur qellime fitimi politik ? Sepse Thoni qe jemi vellezer ,kushurinj,te gjithe nje nje shtet ne nje familje mirepor ne te njejten kohe po vrisni dale e ngadale nje popull po na zhdukni vetem e vetem per qellime plitike dhe financiare!
    Zonja dhe zoterinj po ja u them une si nje vllah !

    ” Shpirti tone ndjehet si burgosur, ndjenja e perditshe eshte bllokimi dhe shtupja ,percarje ne fakte historike te fallsifikuara ,Ndaj ndjenjat e dashurise ndodhet dhe djenja E ZHGENJIMIT ndaj Shtetet Ballkanike eshte nje situate TRISTE shok dhe shoqe ! ” perse te flas 7-8 gjuhe dhe te mos keshe mundesi te mesosh ne gjuhen tende? Kush mund te pergjigjet ne kete pyetje atehere e di dhe pergjigjen si Ndjehet nje Vllah i/e ne ditet tona !

    Diten e mire
    1 Vllah

    • Mendon dhe shkruan kqe ky Niko Simaku, sepse kështu ishte koha dhe mendja e atyre që e shkatërruan Voskopojën. Voskopja u shkatërrua nga disa djegie të njëpasnjëshme. Në 1769 osmanët e dogjën dhe e plaçkitën. Kulmi arriti në 1788 kur trupat e Ali Pashës e rrafshuan përfundimisht. Një pjesë e tregtarëve voskopojarë u vendosën në Korçë e Berat ndërsa shumica u largua për në Thesali, Austri, Mbretërinë e Hungarisë si dhe në Transilvani. Këtu ata luajtën një rol kyç në Rilindjen Kombëtare Rumune. Ndonëse Daniel Voskopojari rindërtoi një shkollë në 1802 qyteti nuk e mori më veten kurrë. Gjithashtu duhet të dish se nacionalistë që nuk duan të thuash se vllehët e krijuan Voskopojën, janë ajo pjesë idiotësh. Ke dëgjuar ndonjë historian apo intelektual të shprehet kështu si thoni juve? Sikur të mos mjaftonte kjo Voskopoja u plaçkit edhe një herë nga banda e Sali Butkës në 1916.

    • Sido qe te ndiehet nje Vllah .mbi te gjitha eshte Njeri ,dhe te pakten flas per ata Vllej te shqiperise ,ata i dashur mik jane shqipetarr dhe si te tille jane vellezerit tane…sinqerisht jo shume koh me pare , nuk kisha shume info x kete komunitet.dija qe dikush mund te ishte Vllah dhe kaq. Nuk e kisha idene qe kane bot me vete ,psh un Vllah e dija dicka si
      Toske , apo Gege, jo bote me vete!! Un njofa nje bote te re nga ju ,po ju jeni shqipetare vellezrit tane ,pak rendesi kane fjalet .Stergjyshi im kishte qene ne kryengritjen e laberise ,me Nolin ne usa , dhe ai kishte miq Vllej dhe i pershkruante si Burra Fisnike !!! Dhe thoshte se te kishe nje Mik Vllah ishte ndere i madh…Dhe un nuk e dija qe mund te ndjeheshit te diskriminuar ne ndonje fare menyre !! Po lexoj janee me ate prejardhje apo me kete prejardhje ,tek e fundit ,ne ju duam se ju kemi vellezer ,po nuk do me pelqente qe ju apo kushdo tjeter shqipetare ta thot kete fjale (si ndjehet nje vllah) nje vllah ndjehet si shqipetare qe eshte i kujt do zone qofte .pastaj se keni deshire te keni shkolla gjuhe ,apo djalekte te tjera ajo eshte e drejta dhe deshira tuaj ,qe ne e respektojme .dhe ju do ti keni c’fare ju takon .po ju ngeleni prape vellezrit tane.

  • Sa kot po flisni pothuajse te tere ketu.sidomos ti Lenci.ti je fare per fare kot…makari te dinit sa mijevjecar jemi ne vllehet dhe gjuha tone…car grek apo car shqiptare na thoni mo…ne vendet e thesalise u ndodhem qe ne 3740 para krishtit duke folur ate gjuhe qe flasim edhe sot dhe ato germat qe kishim ne na i vodhen dhe na i ndaluan qe te nxirrnin alfabetin latin…dhe shume shume gjera te tjera ..aleksander

  • Edhe vellehet e Maqedonise-Krusheves,Mamastirit etj. bashke me shqiptaret ortodoks si dhe terbeshet te cilet i takojne fese islame por flasin sllavisht gati-gati jane asimiluar plotsesisht per shkak te presionit apo arsimimit ose privilegjeve nga sllavo maqedonet te cilet nuk ndjejen shqiptare dhe nuk e pranojne shqiptarin si vella.Per fat te keq ashtu eshte.Kur i vizitojsh Mjaket qe i quajne mijaci si dhe terbeshet flamuri jo shqiptar valon si per inat te shqiptareve edhe ate si te nisish nga Dibra e madhe deri ne Manastir.Kete e them se sa lehte shqiptari eshte bere servil i huaj dhe nga lakmia sa leht kalon nga kombi i vertet ne at artifcial.Ashtu jam bind me vellezerit tane.I lutem zotit te jem habim…!?

  • Emri Vllah nuk ka nevoj per zberthim! Jane Pellazgo-Ilire. Une jam krenar qe jam nga gjyshja Vllah ose çoban si thone.

    • Aleksandri i Madh nuk fliste vllahisht.Gjuha vllahe është gjuhë e Romanizar thrakase ilire .Gjuha e familjes së Aleksandrit ishte, Maqedonisht nga i atie Ilirisht , nga ema gjuhën Greke e mësoi në shkollë në kohën kur Roma ishte një fshat dhe Latinishtja e Perandoria Romake nuk figuronte askund në hartat gjeopolitike të kohës dhe pa kurrfar influencë jo vetëm në Gadishullin Ballkanik por as në Itali në atë kohë edhe për 800 vite deri sa ajo të përhapet në Ballkan në kulmin e fuqis imperisle të Romës

  • Pergezimet e mia te sinqerta per materialin e shkruar. Edhe une i perkas ketij komuniteti e jam krenar per kete. Jam krenar per origjinen e nje populli trim dhe inteligjent por edhe me vjen keq qe jane shperndare aneekend ne ate fare feje sa rrezikon asimilimin. Sinqerisht Mihal Koja, Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *