Vetëvritet kryehetuesi i tragjedisë së Parisit

redaktor

Inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistën Charlie Hebdo, Fred Erlik, ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ndodhi në zyrën e tij në Limoges, pak pas takimit që Fred kishte me familjen e një prej viktimave.

Sipas informatave paraprake, Fred bëri vetëvrasje para se të shkruante një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfeu atij rreth tragjedisë, transmeton Telegrafi. Karrierën e tij në polici e filloi në vitin 1997 në Versajë, pastaj u kthye në Limoges, ku që nga viti 2012 shërbeu si zëvendës drejtor i policisë rajonale.

Mediat franceze thonë se inspektori 45-vjeçari kishte probleme me depresionin, ndërsa policia njoftoi se zyrtarët plotësisht janë tronditur dhe se askush nuk e ka pritur një ngjarje të tillë. Fred  do të udhëhiqte hetimet e sulmit ndaj personelit të redaksisë së gazetës satirike Charlie Hebdo, i cili ndodhi më 7 janar, në të cilin u vranë 12 persona.

Share This Article
6 Comments
  • Hetusi besoj nuk e ka berballuar te verteten qe ka mesuar nga familiaret dhe i ka dhene fund vetes.Por nuk eshte kaq e thjeshte sic e pershkruajne kete vetevrasje.Pervec Suedise qe njohu shtetin Palestinez, simbas mediave po pregatitej edhe Franca te njihte shtetin Palestinez
    prandaj dikujt nuk i leverdis qe te dali e verteta e kesaj masakre,dhe kush qendron prapa kesaj masakre sepse me termend do te vrisnin shume njerez veten, Mos po i dhem ndonje dhemballe izraelit nga keto njohje ,dhe ndodhin keto cudira ne boten e qyteteruar qe ju jane veshur syte nga terrorizmi……….

  • enea,nuk eshte per ta hudhur poshte kete qe tha ti.
    I’ke ra pikes mik,krejt kto lojra jan,te mosadit izrael,sherbimi ma i forte gjoja sekret,sherbim qe jua kalon dhe cia-s,dhe kgb.Dhe,jam i nji mendimi me ti,sepse si eshte e mundur,qe organizata palestineze HAMAS,i denoi kto krime,dhe tha:ne luftoim izraelin,e ISIS-asnji fishek kunder izraelit nuk e ka gjujt,pra eshte shum per te dyshue se,mos vall,ISIS,eshte MOSADI?!!

    • Enea dhe shqiptar sharri? Në një mendje me arsyetimet tuaja? Kêto arsyetime më kujtuan dicka nga filmi i hershëm francez “Zhos Profesionisti”!? Ky film ka diçka të përafërt me arsyetimet tuaja!? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *