Tjetër provokacija, serbët nervozohen me Shaqirin

redaktor

Talenti kosovar, Xherdan Shaqiri është vënë në qendër të vëmëndjes nga mediat serbe. Për shkak të flamurit kosovar në takat e tij.

Portali serb “Kurir”, i ka përshkruar këpucët sportive të Xherdan Shaqirit me flamurin e Kosovës si dhe një fotografi të tij të vjetër si provokim për dy futbollistët serbë të ekipit, Nemanja Vidic dhe Zdravko Kuzmanovic.

Duke gjetur kështu një “provokim” të ri. Kësaj radhe, nga përforcimi i ri i Interit, Xherdan Shaqiri.

Në stërvitjen e tij të parë me zikaltrit, mesfushori kosovar u paraqit me një palë këpucë sportive në të cilat gjendej edhe flamuri i Kosovës. Ndërsa, më parë ishte fotografuar me flamurin e Kosovës të ngjyrosur në dorë.

Kurse, portali serb “Kurir”, e ka konsideruar gjestin si provokim ndaj dy futbollistëve serbë të Interit, Nemanja Vidic dhe Zdravko Kuzmanovic.

Përveç këtij rasti, “Kurir” përmend atë kur Shaqiri me ish-sulmuesin e Atletico Madridit, Mario Mandzukic, kishin bërë një përshëndetje ushtarake, në nderim të gjeneralëve kroatë të liruar nga Gjykata e Hagës.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *